4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Malajzia i dorëzon Turqisë 3 anëtarë të FETO-s

Më të lexuarat

Tre shtetas turq, pjesëtarë të organizatës terroriste FETO dhe të arrestuar në Malajzi, dje u ekstraduan në Turqi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malajzisë, Halid Ebubekir ka deklaruar se tre shtetas turq anëtarë të organizatës terroriste FETO, të cilët ishin arrestuan javën e kaluar me akuzën se përbënin kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit, ishin persona të kërkuar nga drejtësia turke.

Ebubekir sqaroi se nga personat e ekstraduar, Turgay K. kishte qenë drejtor i një shkolle ndërkombëtare në Ipoh, kryeqytetin e provincës Perak të Malajzisë, Ismet Ö. është akademik, kurse i personi i tretë Ihsan A. është biznesmen.

Turgay K. dhe Ihsan A. ishin arrestuar më 2 maj, kurse Ismet Ö, ishte arrestuar më 5 maj për kërcënim të sigurisë kombëtare të vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit