Ka arritur në 36 milionë dollarë shuma e parave të mbledhura përmes “Fondit të Shpresës” që qeveria malajziane ka vendosur në zbatim dhe e cila kërkon mbështetjen e popullit për shlyerjen e borxheve të vendit.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Financave, shuma e parave me Fondin e Shpresës brenda 40 ditëve ka arritur në 36 milionë dollarë.
Qytetarët në Malajzi kishin arritur të tubojnë 1,76 milionë dollarë për 24 orë, për fondin që u funskionalizua më 30 maj.
Malajzia ka afro 252 miliardë dollarë borxh të ngelur nga koha e ish-kryeministrit Najib Razak. Në kuadër të masave shtrënguese në vend, pagat e ministrave ishin reduktuar për 10 për qind.
“Fondi i Shpresës” u funksionalizua nga kryeministri Mahathir Muhammed, i cili me ardhjen në detyrë pas triumfit në zgjedhje më 9 maj bëri thirrje për rindërtimin e vendit./AA