Nënkryetari i AKR-së dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nganjëherë po bën tejkalimin e kompetencave, duke aluduar në vendimin e fundit për konfirmimin e mandatit të presidentes Atifete Jahjaga deri në vitin 2016.
“Gjykata Kushtetuese e mbron kushtetutshmërinë, po nuk mund të zëvendësojë Kuvendin e Kosovës. Gjykata Kushtetuese po pretendon se është mbi Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Makolli në emisionin Interaktiv të KTV-së. Makolli ka thënë se AKR-ja nuk e ka pritur një vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese, pasi që, sipas tij, ekziston një marrëveshje politike, nga e cila ka pasur edhe një rezolutë.
“Tash e tri-katër ditë nuk punon webi i Gjykatës Kushtetuese, çka nënkupton se vendimi ende nuk është i gatshëm, edhe pse është dhënë verdikti. Por ne po kërkojmë që të respektohet marrëveshjen politike nëpërmjet së cilës është zgjedhur Presidentja. Presidentja në kohën kur është zgjedhur para Kuvendit është zotuar se do të punojë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, ka shtuar ai.kohaislame