7.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Makinat e mahnitshme të Assadit: Ferrari, Bentley, Lamborghini…

Më të lexuarat

Koleksioni i gjetur në pallatin presidencial në Damask

Një flotë makinash të shtrenjta është filmuar në pallatin presidencial në Damask, kryeqyteti i Sirisë.

CNN ka konfirmuar se flota e ish-presidentit sirian përfshin mbi 40 makina luksoze. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë disa nga markat më të shtrenjta të makinave si Lamorghini, Ferrari, Rolls Royce, Bentley etj.

Në mbarë botën, diaspora siriane po feston rënien e regjimit të Bashar al-Assad pas më shumë se 50 vitesh diktaturë të familjes së tij.

“Ne e humbëm shpresën disa vite më parë. Por arsyeja e shpresës është më në fund këtu. Ne jemi gati për çdo gjë që na pret përpara. Jemi thjesht të lumtur,” tha një sirian.

Në të gjithë Evropën, grumbullime të mëdha emigrantësh sirianë janë regjistruar duke festuar rënien e diktaturës dhjetëvjeçare të Bashar al-Assad dhe familjes së tij. Tubimet e mëdha u panë në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit