2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Majlinda, Distria dhe Nora transferohen te gjiganti evropian GALATASARAY

Më të lexuarat

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë transferuar te Galatasaray.

Tri xhudistet më të mira në Kosovë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, janë transferuar përkohësisht në Galatasaray.

Në fakt, ato së bashku me trajnerin Driton Kuka do ta përfaqësojnë klubin turk në evenimentin Golden League, i njëjtë me Champions Leaguen e futbollit. Ky eveniment do të mbahet në Vjenë, më 19 dhjetor, ndërsa ekipi kosovar do ta marrë rrugën drejt kryeqytetit austriak të enjten.

Trajneri Kuka beson se garueset e tij mund të fitojnë medalje në eksperiencën e tretë në Golden League. Ato ushtruan së fundmi në Japoni dhe janë të gatshme për këtë eveniment, të fundit për këtë vit.

“Do të shkojmë atje me tri garuese, Majlindën, Norën dhe Distrinë. Kemi bërë stërvitje të mira në Japoni. Do të duhej të marrim medalje, edhe pse shumica e klubeve janë të përforcuara shumë. Kjo është hera e tretë që marrim pjesë në këtë eveniment”, u shpreh Kuka

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit