3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Magjepsja ndaj fuqisë materiale

Më të lexuarat

Gati sa në Kuran thelbi i gjithë ballafaqimit është në mes dukurisë materialiste dhe asaj fetare, apo thënë ndryshe, dynjasë dhe ahiretit.
Ndërkohë, njerëzit më së shumti çfarë i vë në sprovë përballë të vërtetave të shpalljes është se, pothuaj të gjithë profetët dhe pasuesit e tyre nuk është që kanë poseduar kushedi se çfarë force materiale a fuqie madhore…
Ky është ligj historik, njëherësh caktim i Allahut kaderik (i krijimit)… që prej hershmërisë së shpalljeve hyjnore të profecisë, e deri në kohën tonë bashkëkohore të fesë islame, thuajse shumica thirrësve të fesë së Allahut gjenden përball forcave më të mëdha materiale se të tyre, forca këto, që njëherësh i sprovojnë njerëzit nga pasimi i tyre dhe i shpalljes.

Ngase, sikur profetët dhe pasuesit e tyre të posedonin forca materiale e fuqi madhështore, sigurisht se asnjeri s’do ngecte nga xhamitë apo pasimi i tyre.

Për këtë, kur profeti i Allahut, Sulejmani (alejhi selam) ishte mbret që kishte nën fuqinë e tij çdo forcë, s’mbeti askush pa besuar, as xhin e as njeri.
Prandaj, Profeti ﷺ kujdesej për shokët e tij për këtë pikëpamje, ja, lexoje rrëfimin e Omerit kur ai hyri në shtëpinë e Profetit ﷺ: “… u ula dhe fillova të shikojë shtëpinë e tij. Betohem në Allahun se nuk kishte çfarë të shikoje, përveçse tri orendi prej lëkure. Teksa ishte shtrirë, i thashë: “Lute Allahun t’ia lehtësojë riskun umetit tënd, ngase persianëve dhe romakëve u është lehtësuar, si dhe u është dhënë dynjaja, ndërkohë ata nuk e adhurojnë Allahun.” Ai tha: “Dyshon diç, o Ibn Hatab? Atyre u janë përshpejtuar mirësitë në jetën e dynjasë.”” (Buhariu dhe Muslimi)

#Ibrahim_Sekrani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit