-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Madhështia e Kuranit

Më të lexuarat

Madhështia e Kuranit[1] 

عظمة القرآن الكريم 

مفهومٌ، وعظمةٌ، وتعظيمٌ، وأثرٌ، وتدبرٌ، وفضائلُ، وعلمٌ، وعملٌ، وتعاهدٌ، وآدابٌ، وأخلاقٌ

Koncept; nderim; trashëgimi; meditim; vlerë; dituri; veprim; besë; edukim; moral.  

 

“Çdo lavd dhe falënderim i përket Allahut, i Cili i shpalli robit të Vet (Muhamedit) një libër të dëlirë nga çdo shtrembërim, (një libër) të drejtë, për të paralajmëruar nëpërmjet tij, dënim të ashpër (për jobesimtarët) dhe për t’u dhënë lajmin e mirë besimtarëve, të cilët bëjnë vepra të mira, se për ta do të ketë një shpërblim të bukur (xheneti), në të cilin do të qëndrojnë përherë si dhe për të paralajmëruar ata që thonë: “Allahu ka një bir”. Ata nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, as etërit e tyre. Sa fjalë e rëndë është ajo që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra. A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë fjalë (Kuran)?”

(Kehf, 1-6)

O Allah! Lartësoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e pate lartësuar Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i lavdëruar dhe i madhëruar.”

O Allah! Bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i lavdëruar dhe i madhëruar.

 

Madhështia e Kuranit dhe nderimi i tij është një temë që ngërthen çdo gjë që ka nevojë muslimani të dijë mbi librin e Allahut të Lartësuar duke filluar nga ideja, koncepti, meditimi, vlera, dituria, veprimi, premtimi, edukimi, morali etj..

Për të pasur mundësi që lexuesi të mësojë diçka më tepër mbi librin e Allahut, temën do ta ndajmë në kapituj, me qëllim lehtësimi në të kuptuarit e tij.

Lus Allahun e Madhërishëm të më japë sinqeritet në fjalë dhe vepra, Atij i jam mbështetur dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë.

 

1.     Të kuptuarit e Kuranit të Madhërishëm

Kurani, fjalë e Allahut të Lartësuar, me shkronja dhe kuptim, i zbritur dhe jo i krijuar, prej Tij ka filluar dhe tek Ai kthehet. Ai është mrekulli (muxhize) më e madhe, leximi i tij është adhurim. Kurani fillon me “Fatihanë” dhe përfundon me suren Nas. Allahu me Kuranin ka folur, Xhibrili e ka dëgjuar prej Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ve selem e ka dëgjuar prej Xhibrilit dhe sahabët e kanë dëgjuar prej Muhamedit salallahu alejhi ve selem.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَإِنَّهُ لَتَنزِيلُ رَبِّ الْعَالـَمِين * نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الأَمِين * عَلَى قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الـْمُنذِرِين *بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُّبِين 

Nuk ka dyshim se ky (Kuran) është shpallja e Zotit të botëve. Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili) në zemrën tënde (o Muhamed), që të jesh nga ata që paralajmërojnë. E zbriti në gjuhën e qartë arabe.” (Shuaraë, 192-195)

2.     Kurani i Madhërishëm ka zbritur në muajin Ramazan

Kurani është fjala e Allahut e zbritur në muajin Ramazan, në Natën e Kadrit, e cila është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Atëherë lexoni fjalët e Tij:

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الـْهُدَى وَالْفُرْقَانِ

Muaji Ramazan është ai në të cilin ka zbritur Kurani…” (Bekare, 185)

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْر

Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.” (Kadër, 1)

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُّبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِين

Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues.” (Duhan, 3)

Pa dyshim që Kurani ka vlerë dhe rëndësi të madhe, nderimi dhe vlera e tij shtohej edhe atëherë kur për çdo muaj Ramazan, Muhamedi sallahu alejhi ve selem e dëgjonte Kuranin nga Xhibrili, ndërsa në vitin e fundit të jetës së Muhamedit salallahu alejhi ve selem e dëgjoi atë dy herë.

Kjo tregon edhe më tepër për vlerën e Kuranit në Ramazan dhe jashtë tij.

3.     Madhështia e Kuranit dhe karakteristikat e tij

Kurani ka cilësi dhe veçori të mëdha, të cilat njerëzimi është i paaftë për t’i numëruar, por në vazhdim po radhisim disa prej tyre:

1.     Libër universal për botët

تَبَارَكَ الَّذِي نَزَّلَ الْفُرْقَانَ عَلَى عَبْدِهِ لِيَكُونَ لِلْعَالَمِينَ نَذِيرًا

I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët.” (Furkan, 1)

2.     Mrekulli madhore, Allahu i sfidoi njerëzit dhe xhinët që të sjellin një të tillë si ai

قُل لَّئِنِ اجْتَمَعَتِ الإِنسُ وَالـْجِنُّ عَلَى أَن يَأْتُواْ بِمِثْلِ هَـذَا الْقُرْآنِ لاَ يَأْتُونَ بِمِثْلِهِ وَلَوْ كَانَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ ظَهِيرًا

Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhinët për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin.” (Israë, 88)

أَمْ يَقُولُونَ تَقَوَّلَهُ بَل لاَّ يُؤْمِنُون* فَلْيَأْتُوا بِحَدِيثٍ مِّثْلِهِ إِن كَانُوا صَادِقِين

Thonë ata: “Ai e ka trilluar atë ”?! Nuk është kështu, por ata nuk besojnë. Atëherë le të sjellin një libër të ngjashëm me të, nëse ajo që thonë është e vërtetë! ” (Tur, 33, 34)

Ata nuk mundën të shkruanin një libër të ngjashëm. Pastaj, Allahu ua lehtësoi sfidën duke kërkuar prej tyre që të sjellin vetëm dhjetë sure.

أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ قُلْ فَأْتُواْ بِعَشْرِ سُوَرٍ مِّثْلِهِ مُفْتَرَيَاتٍ وَادْعُواْ مَنِ اسْتَطَعْتُم مِّن دُونِ الله إِن كُنتُمْ صَادِقِين

Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!” (Hud, 13)

Por as këtë nuk mundën ta bënin dhe atëherë Allahu u bëri thirrje të sillnin një sure të vetme.

أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ قُلْ فَأْتُواْ بِسُورَةٍ مِّثْلِهِ وَادْعُواْ مَنِ اسْتَطَعْتُم مِّن دُونِ الله إِن كُنتُمْ صَادِقِين

Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.” (Junus, 38)

Thirrjen  e Allahut e dëgjuan të gjithë ata që kishin dëgjuar Kuranin dhe ishin njohës të mëdhenj të gjuhës arabe, por asnjëri nuk mundi të sillte qoftë edhe një sure të vetme, që kur u dërgua Muhamedi salallahu alejhi ve selem e deri në ditët e sotme. Por nuk do të mund ta bëjnë një gjë të tillë deri në ditën e fundit të kësaj bote.

Kurani në vetvete përmban me mijëra mrekulli. Libri i Allahut ka 114 sure, por Ai kërkoi vetëm një sure. Surja më e shkurtër në Kuran është Keutheri, e përbërë prej tre ajetesh të shkurtra.

3.     Udhërrëfyes i të devotshmëve

الم * ذَلِكَ الْكِتَابُ لاَ رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِّلْمُتَّقِين

Elif, Lâm, Mîm. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit…” (Bekare, 1-2)

4.     Udhërrëfyes për mbarë njerëzit

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الـْهُدَى وَالْفُرْقَانِ

Muaji Ramazan është ai në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (Bekare, 183)

5.     Udhëzon në atë që është më e mira

إِنَّ هَـذَا الْقُرْآنَ يِهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الـْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لـَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا

Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh.” (Israë, 9)

6.      Shpallje dhe jetë

وَكَذَلِكَ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ رُوحًا مِّنْ أَمْرِنَا مَا كُنتَ تَدْرِي مَا الْكِتَابُ وَلاَ الإِيمَانُ

Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është libri e as ç’është besimi.” (Shura, 52)

7.     Dritë me të cilën Allahu udhëzon kë të dojë

وَلَكِن جَعَلْنَاهُ نُورًا نَّهْدِي بِهِ مَنْ نَّشَاء مِنْ عِبَادِنَا

Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë.” (Shura, 52)

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءكُم بُرْهَانٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَأَنزَلْنَا إِلَيْكُمْ نُورًا مُّبِينًا

O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë bindëse (Muhamedi a.s.) nga Zoti juaj dhe ju ka zbritur një dritë e dukshme (Kurani).” (Nisaë, 174)

8.     Dallues

تَبَارَكَ الَّذِي نَزَّلَ الْفُرْقَانَ عَلَى عَبْدِهِ لِيَكُونَ لِلْعَالَمِينَ نَذِيرًا

I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët…” (Furkan, 1)

9.     Shërim i zemrave, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لـِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِين

O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57)

وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاء وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ وَلاَ يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إَلاَّ خَسَارًا

Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (Israë, 92)

10.             Shpjegim për çdo çështje

وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَى لِلْمُسْلِمِين

Ne ta zbritëm ty librin si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për muslimanët.” (Nahël. 89)

11.             Gënjeshtra nuk mund t’i afrohet nga asnjëra anë

لاَ يَأْتِيهِ الْبَاطِلُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَلاَ مِنْ خَلْفِهِ تَنزِيلٌ مِّنْ حَكِيمٍ حَمِيد

Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lavdet.” (Fussilet, 42)

12.             Allahu mori përsipër ruajtjen e tij

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لـَحَافِظُون

Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe sigurisht Ne do ta ruajmë atë.” (Hixhër, 9)

 

13.             Libër i qartë 

 

قَدْ جَاءكُم مِّنَ الله نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِين . يَهْدِي بِهِ الله مَنِ اتَّبَعَ رِضْوَانَهُ سُبُلَ السَّلاَمِ وَيُخْرِجُهُم مِّنِ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِهِ وَيَهْدِيهِمْ إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيم 

Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe libër i qartë (Kurani), me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me Lejen dhe Vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë.” (Maide, 15-16)

14.             Radhitja e mrekullueshme dhe e mahnitshme e ajeteve 

الَر كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِير

Elif Lám Râ. Ky është një libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e një të Urti të Gjithëdijshëm.”  (Hud, 1)

15.             Shtjellim shumë i qartë i ajeteve 

كِتَابٌ فُصِّلَتْ آيَاتُهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لِّقَوْمٍ يَعْلَمُون * بَشِيرًا وَنَذِيرًا فَأَعْرَضَ أَكْثَرُهُمْ فَهُمْ لاَ يَسْمَعُون

Ky është një libër, vargjet e të cilit janë shtjelluar qartë, një Kuran në gjuhën arabe, për njerëzit me dije. Ai sjell lajme të mira dhe paralajmërime, por shumica e njerëzve ia kthejnë shpinën dhe largohen pa e dëgjuar.” (Fussilet, 3-4)

16.             Kujtesë për ata që frikësohen 

مَا أَنزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَى * إِلاَّ تَذْكِرَةً لِّمَن يَخْشَى * تَنزِيلاً مِّمَّنْ خَلَقَ الأَرْضَ وَالسَّمَوَاتِ الْعُلَى

Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed) për të të munduar, por që të jetë kujtesë për atë që ka frikë (nga Allahu). Ai është zbritur nga Krijuesi i tokës dhe i qiejve të lartë.” (Taha. 2-4)

17.             Nuk e kanë zbritur shejtanët  

وَمَا تَنَزَّلَتْ بِهِ الشَّيَاطِين * وَمَا يَنبَغِي لـَهُمْ وَمَا يَسْتَطِيعُون * إِنَّهُمْ عَنِ السَّمْعِ لـَمَعْزُولُون

Atë (Kuran) nuk e kanë zbritur djajtë. Jo vetëm që kjo s’u takon atyre, por as nuk kanë fuqi të bëjnë një si ai. Në të vërtetë, ata mënjanohen nga të dëgjuarit (e shpalljes).” (Taha, 210-212)

18.             Shpallje e qartë në zemrat e dijetarëve 

بَلْ هُوَ آيَاتٌ بَيِّنَاتٌ فِي صُدُورِ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ

Përkundrazi! Ai (Kurani) është shpallje e qartë në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dija. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm keqbërësit.”(Ankebut, 49)

19.             Këshillë dhe Kuran i qartë 

إِنْ هُوَ إِلاَّ ذِكْرٌ وَقُرْآنٌ مُّبِين * لِيُنذِرَ مَن كَانَ حَيًّا وَيَحِقَّ الْقَوْلُ عَلَى الْكَافِرِين

Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit) poezinë e ajo as që është për të. Ky (libër që ka sjellë) është vetëm këshillë dhe një Kuran i qartë, për të paralajmëruar këdo që është gjallë dhe për t’u përmbushur Fjala e Tij ndaj mohuesve.” (Jasin, 69-70)

20.             Fjala më e bukur

الله نَزَّلَ أَحْسَنَ الـْحَدِيثِ كِتَابًا مُّتَشَابِهًا مَّثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَى ذِكْرِ الله ذَلِكَ هُدَى الله يَهْدِي بِهِ مَنْ يَشَاء وَمَن يُضْلِلْ الله فَمَا لَهُ مِنْ هَاد

Allahu ka shpallur fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre kur përmendet Allahu. Ky libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.” (Zumer, 23)

21.             I lartësuar, me shumë urtësi 

عليٌّ حكيم:]وَإِنَّهُ فِي أُمِّ الْكِتَابِ لَدَيْنَا لَعَلِيٌّ حَكِيم

…e ai është te Ne, në librin kryesor (Leuhi-mahfûdh), i lartësuar dhe plot urtësi.” (Zuhruf, 4)

22.             Tregues i qartë 

هَذَا بَصَائِرُ لِلنَّاسِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّقَوْمِ يُوقِنُون

Ky Kuran është tregues i qartë, udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që kanë besim të patundur.” (Xhathije, 20)

 

23.             I  lavdishëm 

 

وَالْقُرْآنِ الـْمَجِيد

Betohem në Kuranin e lavdishëm!” (Kaf,1)

 

24.             I nderuar 

 

إِنَّهُ لَقُرْآنٌ كَرِيم*فِي كِتَابٍ مَّكْنُون * لاَّ يَمَسُّهُ إِلاَّ الـْمُطَهَّرُون*تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِين

…se ky është vërtet një Kuran i nderuar në librin e ruajtur. Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastrit, Ai është shpallje prej Zotit të botëve.” (Vakia, 77-80)

 

 

25.             Kurani është porosia e Muhamedit salallahu alejhi ve selem 

 

 

I Dërguari i Allahut porositi dhe rekomandoi, urdhëroi dhe e la amanet Kuranin. Në vazhdim po kujtojmë së bashku disa prej argumenteve.

Hadithi i parë

Abdullah bin ebi Evfa është pyetur: -A ka porositur i Dërguari i Allahut për diçka? Ka thënë: “Porosi ka lënë Librin e Allahut.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi.)

Qëllimi dhe synimi me “Librin e Allahut”është nxënia e tij, respektimi i tij, pasimi i porosive të tij, veprimi i urdhrave, largimi nga ndalesat, leximi i tij i vazhdueshëm, mësimi dhe studimi i tij (Fet’hul Bari).

Hadithi i dytë

Hadithi i Xhabirit tregon mënyrën e haxhit të Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selem. Në hytben e tij të Ditës së Arafatit, Muhamedi  sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë:

O ju njerëz! Dëgjoni çfarë po ju them dhe mbani mend mirë. Unë po ju lë Librin e Allahut, Kuranin, i cili, nëse i përmbaheni, gjithnjë do t’ju ruajë që të mos humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe të së vërtetës. Kurani është libër i qartë dhe i shenjtë, Fjalë e Tij, në vërtetësinë e të cilit nuk ka dyshim.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi i tretë

Në hadithin e Ibni Abasit, Muahmedi sal-lallahu alejhi ve selem iu drejtua njerëzve dhe u tha:

إني قد تركت فيكم ما إن اعتصمتم به فلن تضلُّوا أبداً: كتاب الله وسنة نبيه…

Pa dyshim që unë ua kam lënë ata juve, përderisa ju do t’i përmbaheni atyre, asnjëherë nuk do të humbisni: Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij.” (Transmeton Hakimi, Albani e vlerëson sahih.)

Hadithi i katërt

حديث أبي ذر t ، قال: قلت: يا رسول الله أوصني قال: ((أوصيك بتقوى الله؛ فإنه رأس الأمر كلِّه))، (قلت: يا رسول الله زدني، قال: ((عليك بتلاوة القرآن وذكر الله؛ فإنه نورٌ لك في الأرض وذخرٌ لك في السماء

Ebu Dheri tregon kur i ka thënë: -O  Dërguar i Allahut, më lë porosi (më rekomando). I ka thënë: “Po të porosis për takvallëk (devotshmëri), ngase kjo është esenca e çdo çështjeje.” I thashë: -Shto edhe diçka. Më tha: “Kujdesu për leximin e Kuranit, vërtet ai është dritë për ty në tokë, thesar (pasuri) për ty në qiell.” (Transmeton Ibni Hibani, Albani e vlerëson hasen.)

Këto ishin disa raste kur Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem porositi dhe urdhëroi për kapjen pas Librit të Allahut të Lartësuar.

Të nderuar!

Kush kërkon udhëzim jo nga Kurani, atë e ka humbur Allahu. Kurani është litar i Allahut, dritë e qartë, përkujtim i urtë, rrugë e drejtë. Ai nuk i devijon mendjet, nuk i ngatërron gjuhët e njerëzve, nuk i shpërndan mendimet, nuk ngopen me të ulematë, nuk i lodh të devotshmit, nuk vjetrohet duke u përsëritur, nuk i mbarojnë mrekullitë. Kush e mëson, nderohet. Kush flet me të, është besnik. Kush gjykon me të, është i drejtë. Kush punon me të, shpërblehet. Kush thërret në të, udhëzohet në rrugën e drejtë.

 

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

 


[1].  Ligjëratë e përgatitur për TV-Spektër. Referenca bazë e këtij punimi është libri:

” عظمة القرآن الكريم  وتعظيمه وأثره في النفوس في ضوء الكتاب والسنة ” د. سعيد بن علي بن وهف القحطاني

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit