4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Macron: Ukraina duhet të negociojë me Rusinë

Më të lexuarat

Presidenti francez Emmanuel Macron po këmbëngulë se Ukraina do të duhet eventualisht të bisedojë me Rusinë, për t’i dhënë fund konfliktit në këtë vend.

“Presidenti i Ukrainës dhe zyrtarët e tij duhet të negociojnë me Rusinë”, tha Macron gjatë një vizite në Rumania dhe Moldavi, transmeton Telegrafi.

Macron arriti të martën në Rumania për një udhëtim treditor, ku më pas pritet të niset për në Kiev ku do të jetë i shoqëruar nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi.

Në anën tjetër në Ukrainë po vazhdojnë luftimet e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve, që me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin filluan agresionin më 24 shkurt. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit