4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Macron: Nuk mund të lejojmë të krijohet ideja që sulmet izraelite të nënkuptojnë shkatërrimin e Gazës

Më të lexuarat

Presidenti francez rinovoi kërkesën e tij për një “pauzë humanitare” që synon mbrojtjen e popullsisë civile dhe që më vonë do të sillte një armëpushim në Gaza

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk mund të lejojnë të krijohet ideja që sulmet izraelite të nënkuptojnë shkatërrimin e Gazës ose sulm joselektiv ndaj civilëve, transmeton Anadolu.

Këto komente Macron i bëri në kanalin “France 5”, ku rinovoi kërkesën e tij për një “pauzë humanitare” që synon mbrojtjen e popullsisë civile dhe që më vonë do të sillte një armëpushim në Gaza.

“(Izraelitët) Duhet ta ndalojnë këtë përgjigje (ndaj Gazës) sepse është e papërshtatshme, sepse të gjitha jetët janë të barabarta dhe ne i mbrojmë ato”, tha Macron, duke shtuar se qëndrimi i vendit të tij ndaj situatës në rajon ka qenë “konsistent dhe i drejtë” dhe nuk ka favorizuar asnjë palë.

Macron tha se qëndrimi i Francës është në përputhje me historinë e diplomacisë, vlerat dhe interesat e vendit të tij.

Presidenti francez shprehu dhimbje për vdekjen e civilëve në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit