2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Macron në OKB: Imperializimi i ri rus!

Më të lexuarat

Thirrje ndaj atyre që heshtin për pushtimin e Ukrainës

Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi Rusinë se është një fuqi moderne imperialiste sipas ligjit të xhunglës dhe u bëri thirrje vendeve neutrale që të ndalojnë së qeni bashkëfajtorë në heshtjen e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Në një fjalim para liderëve botërorë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, Macron paralajmëroi se pushtimi rus i Ukrainës po ndan botën dhe po e kthen atë “në epokën e kolonializmit”.

“Ata që heshtin për këtë po kontribuojnë në imperializmin e ri, cinizmin modern që po shkatërron rendin botëror”, tha Macron në një fjalim gjysmë ore.

Ai u bëri thirrje shteteve që të mos jenë vëzhgues pasivë.

“Kur dëgjoj Rusinë duke thënë se është gati për bashkëpunim të ri dhe një rend të ri ndërkombëtar pa hegjemoni, është thjesht një bisedë boshe. Dhe mbi çfarë bazohet? Në pushtimin e një vendi fqinj, në mosrespektimin e kufijve sepse nuk ju pëlqen. Kush është hegjemon i sotëm? Rusia!”, tha Macron.

Ai hodhi poshtë narrativën se Perëndimi po përpiqet të mbrojë vlerat e vjetruara për të mbrojtur interesat e veta dhe se pjesa tjetër e botës po vuan për shkak të saj.

“Nuk është çështje zgjedhjeje mes Lindjes dhe Perëndimit, por përgjegjësisë së secilit për të respektuar Kartën e OKB-së”, tha ai.

Fuqitë perëndimore shpresojnë të përdorin mbledhjen e kësaj jave në selinë e OKB-së për të bindur vendet neutrale që të bëjnë presion ndaj Moskës. Macron e përfundoi fjalimin e tij duke nënvizuar kufizimet e Rusisë.

Kush ishte këtu gjatë pandemisë? Kush po ofronte fonde për të ndihmuar me tranzicionin e ndryshimeve klimatike? Sigurisht që jo ata që vijnë tek ju sot me idenë e një rendi të ri botëror. Jo ata që nuk kishin një vaksinë funksionale dhe nuk ofrojnë asgjë për të luftuar ndryshimin e klimës.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit