1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Macron kërkon shpjegim nga kryeministri i Izraelit për softuerin spiunues izraelit

Më të lexuarat


Në një bisedë telefonike, presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi nga kryeministri izraelit Naftali Bennett shpjegim zyrtar për softuerin spiunues “Pegasus” të zhvilluar nga NSO Group me bazë në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kanali izraelit 12 tha se Macron ka shprehur shqetësim në lidhje me raportimet se telefoni i tij celular dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë franceze janë komprometuar. Bennett ka premtuar se do të nisë një hetim në nivelin më të lartë, por vuri në dukje se incidenti ka ndodhur para se ai të merrte detyrën.

Pretendohet se të paktën dhjetë qeveri, përfshirë Bahreinin, Kazakistanin, Meksikën, Marokun, Azerbajxhanin, Hungarinë, Indinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ishin klientë të NSO Group dhe se softueri i tij kompjuterik spiunues u përdor për të targetuar aktivistë, gazetarë, avokatë dhe politikanë.

Softueri spiunues thuhet se mund ta kthejë një telefon në pajisje mbikëqyrjeje në të cilën mund të aksesohen mesazhet, kamerat, regjistrimet audio dhe aplikacionet. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit