5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Macron i shkruan Kurtit: Shpresoj që do ta vazhdoni dialogun me Serbinë, të mirëpres së shpejti në Paris

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për marrjen e detyrës, në të cilën thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë është ligjërisht e detyrueshme, dhe një nga kushtet për tu afruar me Evropën.

Macron në këtë letër ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse Kurti do ta vizitonte atë në Paris, ndërkaq tha se shpreson se dialogu i cili sipas tij ka shënuar progres kohëve të fundit, të vazhdojë edhe nga Qeveria aktuale e Kosovës.

“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Macron.

Këtu, ka thënë ai, duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.

Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në fund të urimit Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpres Kryeministrin Kurti për vizitë në Paris.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit