Kryeministri britanik, Boris Johnson po zhvillon një numër takimesh në margjinat e samitit kryesor të G7 dhe tashmë sot ka zhvilluar bisedime me presidentin francez, Emmanuel Macron.
I pari i shtetit të Francës thuhet se i ka thënë kryeministrit se ishte i gatshëm të fillonte një “rivendosje” të marrëdhënieve franko-britanike.null
Franca dhe Britania e Madhe ndajnë vizionin dhe interesat e përbashkëta për çështjet kryesore globale, raporton bbc.
Macron i tha Johnsonit se në kuadër të angazhimit të ri mes dyjave vendeve është edhe respektimi i marrëveshjes së BREX-it të nënshkruar me Bashkimin Evropian.
Bisedimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi rregullat e tregtisë pas BREX-it në Irlandën e Veriut deri më tani kanë dështuar të bëjnë një përparim. /Telegrafi/