-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Macron: Asgjë nuk mund t’i justifikojë vdekjet e civilëve në Gaza

Më të lexuarat

Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjithashtu vuri theksin se ka kërkuar të ndalohet eksporti ushtarak (ndaj Izraelit) për t’i ndaluar sulmet në Liban dhe Gaza.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se asgjë nuk mund t’i justifikojë vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës dhe se sulmet duhet të ndalen.

Në një fjalim në parlamentin maroken, Macron foli për sulmet që Izraeli vazhdon prej më se një viti kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë vdekjen e kaq shumë civilëve në Gaza. Vazhdimisht kemi bërë thirrje për armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite, mbrojtjen e popullit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës”, tha presidenti francez.

Macron vuri në dukje se edhe në Liban nevojitet armëpushim dhe se rreth kësaj çështjeje po punojnë me ShBA-në dhe aleatët e tjerë.

Gjithashtu, presidenti francez vuri theksin se ka kërkuar të ndalohet eksporti ushtarak (ndaj Izraelit) për të ndaluar sulmet në Liban dhe Gaza.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit