Këto ditë shumë njerëz në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë janë habitur me disa aziatikë të veshur si murxhitë budistë, por me rroba të vjetra. Ata kalojnë nëpër rrugë duke iu thënë njerëzve të ndryshëm “ma puth dorën” disa edhe duke i detyruar për të bërë një veprim të tillë.
Në media qarkulloi lajmi se ata janë lypës që kanë ardhur për të kërkuar lëmoshë, ndërsa në vendin e origjinës ata njihen si mashtrues dhe vjedhës. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Ata janë misionarë të budizmit, të kamufluar si të varfër që duan të testojnë nëse kjo fe mund të ketë “besimtarët” e saj në këto troje. Ata po bëjnë një kërkesë të thjeshtë në rrugë: “Më puth dorën”. Kjo për të parë nëse shqiptarët janë besimtarë të ndonjë feje dhe nëse kanë integritet sa që mos të bien pre e idiotëllikëve të tillë.
Largimi i shqiptarëve nga njohja e fesë Islame apo edhe praktimit të fesë, duke u shndërruar fenë më shumë në besëtytni se sa në besim të shëndoshë bënë që njerëzit të besojnë se ka të tillë njerëz të “bekuar” që na japin mbarësi e mirësi. Sigurisht kjo është një gjë shqiptarët nuk duhet të ia lejojnë vetes të bien në nivel të ca budistëve aziatik që vien me agjendë të caktuar. Përndryshe ata duhet të denoncohen në organet kompetente pasi ata po iu bëjnë presion dhe fusin frikë tek populli i shkretë, i lodhur nga hallet e ndryshme të jetës./KohaIslame.com/