8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

LUTU SOT PAS IKINDISË… – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Tavus ibn Kejsani e kishte zakon që pasi e falte namazin e ikindisë ditën e premte, kthehej kah kibleja dhe nuk fliste me askënd gjerë në perendimin e diellit.
Tarih vasit.

Mufeddal ibn el Fedaleh, kur e falte namazin e ikindisë ditën e premte, vetmohej në një qoshe të xhamisë dhe lutej pandërprerë deri sa perendonte dielli.

Seid ibn Xhubejr, kur e falte namazin e ikindisë (ditën e premte), nuk fliste me askënd (për shkak të angazhimit me lutje) deri sa perendonte dielli.
Zadul Mead 1/382.

Salt ibn Bistami ishte verbëruar, ndërsa vellezërit e tij ishin ulur në xhami pas namazit ikindisë dhe luteshin për të deri para se të perendonte dielli. Kur tështiti (Salti i cili ishte verbëruar) ju kthy shiqimi me lejen e Allahut.
Tarih Dimeshk.

Sot është ditë e premte, e Muhamedi alejhis selam na ka tregu se: “Në ditën e xhuma ka një orë gjatë së cilës kushdo që është duke u falur dhe i lutet Allahut për diçka, Ai i’a jep atë.”
Buhariu, Muslimi.

“Dita e xhumasë është 12 orë. Nuk ka musliman që i lutet Allahut për diçka veçse Allahu i’a jep atij. Kërkojeni atë në orën e fundit pas ikindisë.”
Ebu Davudi, Shejh Albani e ka saktësu.

“Allahu e krijoi Ademin ditën e xhuma pas ikindisë, në orën e fundit prej orëve të ditës së xhuma, mes ikindisë dhe natës (në perëndim të diellit).”

Dijetarët kanë thënë se kjo orë i përshtatet veçorisë më kryesore të ditës së xhuma; Krijimi i Ademit alejhis selam, babait të njerëzimit. Pikërisht për këtë arsye u është dhënë atyre si kohë e pranimit të duasë.

Shfrytëzoje këtë kohë dhe lutu për vetën tënde, prindërit e tu, familjarët dhe muslimanët në përgjithësi.
Zoti na i pranoftë lutjet tona të hajrit!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit