-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lutja e sinqertë e vëllait për vëllanë

Më të lexuarat

Allahu Ekber!

Duke lexuar në rrjetet sociale e gjeta këtë koment të këtij ajeti Kuranor edhe u emocionova shumë. Një sqarim shumë i këndshëm nga ky dijetarë i brezave të para të islamit.

Paramendoni si mund të fitojmë nga vëllazëria e vërtetë!

Nëse njëri prej nesh çohet për namaz nate dhe na kujton në lutjet e sinqerta të tija, ne në gjumë, e fitojmë faljen e Allahut!

O Allah! Sa e madhe është Mëshira jote!

O Allah! Na i mbush zemrat me dashuri të sinqertë mes nesh për hir Tënde!

O Allah! Më fal mua dhe vëllanë tim! (El-A’raf: 151)

Ka’bul-Ahbari ka thënë: Ndodhë që dikush zgjohet për namaz nate dhe Allahu e falënderon me shpërblim, kurse tjetri qëndron në gjumë e Allahu ia fal. Si ndodh kështu? Janë dy njerëz që duhen për hir të Allahut, njëri prej tyre zgjohet për të falë namaz nate e Allahu është i kënaqur me namazin dhe lutjen e tij, e asnjë lutje nuk ia kthen mbrapsht. E kujton në lutjet e veta edhe vëllanë e vet duke thënë: o Zot! Falja vëllait tim filanit, e Allahu ia fal edhe pse ai është në gjumë!

Hiljetul-Evlija; 6/31 

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit