3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Lutja e detit”, narrativa e Khaled Hosseinit për Alanin 3-vjeçar nga Siria

Më të lexuarat

Në përkujtim të Alan Kurdit, djalit 3 vjeçar nga Siria, i cili u mbyt në vitin 2015, teksa refugjatët mundoheshin të arrinin në Greqi, shkrimtari i famshëm afgan Khaled Hosseini shkroi letrën “Lutja e detit” (Sea Prayer).

Letra imagjinare është shkruar në formën e një monologu, dërguar nga një baba sirian, djalit të vet, teksa ai është në gjumë, në prehrin e të atit, në prag të lundrimit të tyre drejt Evropës.

Një natë para udhëtimit fatal, babai reflekton me djalin e tij mbi jetën në Siri para luftës dhe të ardhmes së panjohur.

“Lutja e detit” është narrativa e parë e cila vjen edhe në formën e një filmi të animuar 360°. Kjo letër është realizuar edhe si film i shkurtë në bashkëpunim me UNHCR.

Rrëfyer nga aktori fitues i çmimit Bafta, Adeel Akhtar, i cili ka rolin e babait, “Lutja e detit” vendoset në qytetin Homs, Siri, një zonë lufte e shkatërruar, ku ai u rrit dhe bashkë me djalin detyrohen ta braktisin.

Njerëzit nga Siria vazhdojnë të bëjnë përpjekje për këtë udhëtim, ku shumë humbasin jetën gjatë lundrimit. Që prej vdekjes së Alan, të paktën 8.500 refugjatë dhe emigrantë kanë vdekur ose kanë humbur, teksa mundoheshin të kalonin në detin Mesdhe.

Hosseini, një nga shkrimtarët më të lexuari të momentit, është autor i “Gjuetari i balonave”, “Dhe malet oshtinë”, “Një mijë diej vezullues”, botuar në shqip nga Shtëpia Botuese OMSCA-1.

Ai është një afganistanez-amerikan, shkrimtar dhe mjek. Ai ka jetuar në ShBA që kur ishte 15 vjeç dhe është shtetas amerikan. Romani i tij i madh i shkruar në 2003, “Gjuetari i Balonave”, ishte një bestseller ndërkombëtar, duke u shitur në më shumë se 15 milion kopje në mbare botën.

Romani i tij i dytë, “Njëmijë diej Vezullues”, u nxor në shtije më 22 Maj, 2007. Në 2008, libri ishte më i shituri në B. M., në më shumë se 700.000 kopje të shitura.

E gjithë krijimtaria e tij është reflektim i dekadave të vështira që ka përjetuar populli afgan së fundi. Ky shkrimtar përpiqet që me çdo kusht t’i tregojë botës se çfarë po vuajnë njerëzit e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit