1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Lutja dhe rregullat e saja në prizmën e Kur’anit dhe Sunnetit

Më të lexuarat

DuajaAutor: S e i d V e h f E l K a h t a n i

(version i shkurtuar)

Elhamdulilahi vahdehu ve baëd:

Pejgamberët e Allahu aze ve xhel ishin pejgamberë që jetonin me lutje dhe kjo njëherit ishte arma e tyre më e forte, dhe vet fakti që ata jetën e tyre e kaluan duke iu lutur krijuesit të tyre aludon në peshën e madhe që ka lutja për besimtarin në jetën e tij.

Kuptimi i Lutjes (duasë):

Lutje (dua) gjuhësisht do të thotë: Kërkesë dhe përgjërim, thuhet: iu luta Allahut me një lutje, iu përgjërova me një kërkesë dhe kërkova prej të mirave që gjenden tek Ai.1

Në terminologji “Lutje” do të thotë: kërkesa e robit drejtuar Zotit të tij me përgjërim, e mund të jetë për qëllim me lutje edhe shenjtërimi, lavdërimi e kështu me radhë.2

Llojet e lutjes:

Lloji i parë: Lutja e adhurimit: e kjo është kërkimi i shpërblimit me anë të veprave të mira, si shqiptimi i shehadetit, të punuarit me kushtet e saja, namazi, agjërimi, zekati, haxhi, therrja e kurbanit dhe zotërimi për Allahun, të cilat punë përmbajnë lutje me gjuhë gjatë praktimit të tyre. Kush i vepron këto adhurime, ai veçse ka kërkuar në mënyrë indirekte nga Allahu që t’ia fal mëkatet, dhe ky lloj i lutjes duhet me qenë vetëm për Allahun dhe për askë tjetër, sepse rezymeja e saj është se ai adhuron Allahun duke kërkuar shpërblimin prej Tij dhe duke pasur frikën nga dënimi i Tij. Allahu i madhërishëm thotë:

“Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)! Me të vërtetë, ata që mendjemadhësohen e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë”. Gafir: 60.

1 El Misbah el Munir 1/194

2 El Kamus el Fikhij fq.131

Dhe thotë:

Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)! El En’Am 162-163.

Lloji i dytë: Lutja kërkesë, ku me të kërkohet ajo që i bën dobi lutësit me interesa të ndryshme ose largimi i së keqes dhe kërkimi i nevojave.

Ky lloj i lutjeve ndahet pastaj në dy kategori:

E para: Nëse lutja bëhet nga një krijesë një krijese tjetër të ngjashme, e cila është gjallë dhe ka mundësi që t’i përgjigjet lutësit për nevojën e tij, sikur fjala e dikujt: më jep ujë, ose o filan më jep të ha, ose diçka e ngjashme. Për këtë edhe Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Kush kërkon për Allahun me Allahun, jepni atij, kush kërkon mbrojtje me Allahun, ruajeni atë, ..”. 3

E dyta: Kur njeriu i lutet ndonjë krijese dhe kërkon prej saj atë që s’mund të realizohet veçse nga Allahu, ky është mushrik pabesimtar, qoftë i luturi i gjallë apo i vdekur, prezent apo jo; sikur lutja e dikujt: “O Zotëri filan, ma shëro të sëmuarin tim, ose kthema atë që më mungon, ose ndihmë ndihmë (medet medet), ose më jep fëmijë…të gjitha këto janë prej Kufrit të madh që të nxjerrin nga feja.

Allahu thotë: “

Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes. Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë. Junus: 106-107.

Dhe thotë:

S’ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju. Thirrni pra ata, e le t’ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën. El Earaf: 194.

3 Tra. Ebu davudi 1672, Nesaiu 5/85, Ahmedi në Musned 2/68, 99.

Dhe thotë:

Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarëve. Esh Shuara 213.

E nëse i lutesh dikujt tjetër përpos Allahut ose paralelisht me Allahun, atëherë ke bërë Shirk (idhujtari), mëkat të cilin nuk e fal Allahu assesi përkundër mëkateve tjera nëse do Ai.

Allahu thotë:

Eshtë e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës). En Nisa: 116

Lutja e kërkesës përfshin edhe lutjen e adhurimit, kurse lutja e adhurimit detyrimisht kushtëzon lutjen e kërkesës, e në Kuran me lutje ndonjëherë është për qëllim lutja e adhurimit, ndonjëherë lutja e kërkesës, e ndonjëherë që të dyja.

Vlera e Lutjes

Rreth vlerës së lutjes ka shumë ajete dhe hadithe, prej tyre po i sjellim vetëm disa:

Allahu i lartësuar thotë:

E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. El Bekareh: 186.

Dhe shumë ajete tjera që aludojnë në vlerën e lutjes, e që disa prej tyre I sollëm më herët.

Kurse nga hadithet pejgamberike:

Transmetohet nga Nuëman ibën Beshir radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Lutja është vet adhurimi”.4

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Nuk ka gjë më bujare për Allahun e lartësuar se sa lutja”.5

4 Tra. Ebu Davudi 2/77, Tirmidhiu 5/211, Ibën Maxheh 2/1258, shejh Albani rahimehullah hadithin e ka klasifikuar si të saktë në Sahihut Tirmidhi 1/138.

5 Tirmidhiu 5/455, Ibën Maxheh 2/1258, Hakimi dhe Dhehebiu e kanë cilësuar si të saktë e poashtu edhe Albani (hasen) në Sahihut Tirmidhi 3/138.

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Kush nuk i lutet Allahut, Allahu i hidhërohet atij”.6

Transmetohet nga Selman El Farisij radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Vërtetë që Zoti i juaj i madhërishëm dhe i lartësuar është i Turpshëm, Bujar, ka turp nga robi i Tij që kur i ngret duart e tij për t’u lutur, që t’ia kthejë ato zbrazët”.7

E s’ka dyshim se lutja është prej shkaqeve më të forta për t’i larguar të këqijat dhe për t’i realizuar kërkesat, e që njëherit është ilaqi më i dobishëm, ngase qëndron si armik i sprovës, e largon atë dhe e shëron, apo edhe e ndal zbritjen e sprovës dhe ndihmon në ngritjen e saj, ose nëse veçse ka zbritur ndihmon në lehtësimin e saj. Kështuqë lutja është arma e besimtarit, andaj edhe lutja karshi sprovës i ka tri raporte:

1-Lutja mund të jetë më e fuqishme se sprova, andaj edhe e largon atë.

2-Mund të jetë më e dobët se sprova, gjë që ndodh që sprova t’i shtohet e të sprovohet robi më shumë, porse shpeshherë e lehtëson sprovën edhe nëse lutja është e dobët.

3-Që të dyjat ta ballafaqojnë njëra tjetrën dhe mos ta prekin asnjëra pronarin e saj.8

Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Lutja bën dobi për atë që ka zbritur dhe për atë që ska zbritur, andaj lutuni o robër të Allahut”.9

Transmetohet nga Selmani radijallahu anhu se Pejgamberi alehis selam ka thënë: “Nuk e kthen Kaderin gjë përveçse lutjes, dhe nuk e shton jetën (jep bereqet) veçse bëmirësia”.10

Kushtet e lutjes dhe pengesat e përgjigjjes

Ibën Kajjimi rahimehullah në Librin e tij “El Xhevabu El Kafi” fq.36 thotë:

“Lutjet dhe Teavidhatet (lutjet e posaçme me kërkim mbrojtje, strehim e ruajtje nga Allahu prej të këqiave apo shejtanit) ngjasojnë me armën, meqë arma është e dobishme në bazë të fuqisë së goditjes e jo mprehtësisë së saj, andaj sa herë që arma është armë e plotësuar pa të metë në të dhe me goditje të fuqishme, arrihet mposhtja e armikut. Gjersa sa herë që mungon njëri nga këto tri elemente, edhe ndikimi është i paefekt. Që do të thotë se, nëse lutja në vete nuk është e mirë, ose

6 Sahihut Tirmidhi 3/138.

7 Sahihut Tirmidhi 3/179 dhe Sahihu Ibën Maxheh 3865.

8 El Xhevab El kafi fq.22-24 të Ibën Kajjim El Xhevzije.

9 Tra. Hakimi 1/493, Ahmedi 5/234, dhe Albani e ka vlerësuar si hadith Hasen në Sahihul Xhami’ë 3402

10 Tra.Tirmidhiu nr.2239, Hakimi 1/493, e ka vlerësuar si të saktë dhe e ka pëlqyer Dhehebiu, dhe Albani e ka shpallur si hadith Hasen në Silsile es Sahiha nr.154.

lutësi gjatë lutjes së tij me gjuhë nuk e ka bërë edhe me zemër, ose ka pasur ndonjë pengesë për përgigje, atëherë nuk arrihet efekti”.

Kushtet e lutjes

1-Sinqeriteti: si në çdo adhurim njëashtu edhe në lutje sinqeriteti është kushti i parë, vetëm e vetëm që vepra të pranohet tek Allahu, duke mos i shoqëruar Atij askë në atë adhurim, Allahu i madhërishëm thotë:

“..dhe lutjuni sinqerisht Atij, duke i bërë përulje!” El Earaf: 29.

2-Pasimi; edhe ky kusht duhet të jetë prezent në çdo adhurim, për shkak të fjalës së Allahut të lartësuar:

“Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë”. El Kehf: 110.

Me vepër të mirë është për qëllim që ajo të jetë në përputhje me sheriatin e Allahut duke pasur për qëllim Allahun azze ve xhel. Këtë e forcon fakti që nëse vepra nuk është në përputhje me sheriatin e Allahut, atëherë ajo është e kotë, e papranuar dhe e refuzuar; Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush shpik në këtë fenë tonë çka nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”11, ndërsa në një transmetim tjetër: “Kush vepron një vepër, dhe ajo nuk është sipas çështjes (fesë) tonë, ajo është e refuzuar”. Tra.Muslimi nr.1718.

3-T’i zësh besë Allahut dhe të jesh i bindur se përgjigjet:

Ky kush është ndër kushtet më madhore për pranimin e lutjes, ngase Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka, meqë kur Ai thotë për diçka: Bëhu, ajo bëhet; Allahu i madhërishëm thotë:

“Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: “Bëhu!”, ai menjëherë bëhet”. En Nahël 40.

Ndërsa Pejgamberi alejhis selam në hadithin kudsij nga Zoti i tij transmeton se ka thënë: “O robërit e Mij, sikur të parët e juaj dhe fundit, nga njerëzit dhe xhindët, të mblidheshin në një positë, dhe të më kërkoni mua, dhe T’i përgjigjem kërkesave të tyre, kjo nuk do të pakësonte asgjë nga ajo që gjendet tek Unë, aq sa pakëson

11 Tra.Buhariu nr.2697 dhe Muslimi nr.1718

gjilpëra kur futet në deti (dhe nxirret)”. Tra.Muslimi 2577 nga Ebu Dherri radijallahu anhu.

Kjo tregon për përsosmërinë e fuqisë se Allahut subhanehu ve teala, pasurinë e Tij të pahargjuar edhe nëse robët vazhdimisht kërkojnë prej Tij për nevojat e tyre.

Muslimani kur kupton këtë realitet për Zotin e vet, atëherë nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i lutet Allahut me bindje se Ai do t’i përgjigjet, dhe mu për këtë Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Lutjuni Allahut dhe ju duke qenë të bindur për përgjigje…”. Tra.Tirmidhiu, Ahmedi dhe Hakimi. Albani në Sahihut Tirmidhi thotë se hadithi është Hasen.

4-Përqëndrimi i zemrës gjatë lutjes, përulja dhe dëshira për shpërblimin që gjendet tek Allahu dhe frika nga dënimi i Tij; Allahu azze ve xhel-l thotë:

“Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe drojë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bën i pakujdesshëm”. El Earaf: 205

Kjo jep me kuptue, se muslimani kur t’i lutet Zotit të vet, duhet ta ketë zemrën prezente aty gjatë lutjes, të jetë i përqendruar me zemër e vëmendje gjatë lutjes, e jo t’i lutet Allahut kurse zemra dhe mendja e tij të jetë diku tjetër. Ibën Rexheb el Hanbeli në librin e tij “Xhamiul Ulum vel Hikem” (2/403) thotë se ky është kushti kryesor për t’iu pranuar lutja lutësit. Ky kusht edhe është përmendur dhe porositur nga Pejgamberi alejhi selam, i cili thotë: “Lutjuni Allahut dhe ju duke qenë të bindur për përgjigje, si dhe dijeni se Allahu nuk i përgjigjet lutjes që buron nga zemra e pavëmendshme”. Sahihut Tirmidhi 2766.

5-Vendosmëria dhe serioziteti gjatë lutjes:

Muslimani kur t’i lutet Zotit të vet, duhet të jetë i vendosur në lutjen e tij dhe serioz e mos të bëjë përjashtime në të, meqë edhe Pejgamberi alejhis selam ka ndaluar nga kjo, kur edhe thotë: “Kur ndonjëri prej jush të lutet, le të jetë i vendosur në lutjen e tij e mos të thotë: O Allahu im, më jep nëse do Ti, sepse vërtetë Allahun askush nuk e detyron”. Tra.Buhari nr.6338 dhe Muslimi nr.2678.

Ndërsa në transmetimin e Ebu Hurejres radijallahu anhu, citohet: “Askush mos të thotë: O Allahu im më fal mua nëse do Ti, o Allahu im më mëshiro nëse do Ti; por le të jetë i vendosur në kërkesë dhe le ta çmojë kërkesën, meqë padyshim se për Allahun nuk është e vështirë ajo që e jep Ai”. Tra. Buhariu nr.339 dhe Muslimi 2679.

Pra, nga këto dy hadithe mësohet se s’ka nevojë në lutje të thotë “nëse do Ti”, sepse kjo thuhet kur ke frikë se ai që i je drejtuar me lutje do ta ngushtosh apo është e rëndë dhe e madhe për të kërkesa jote. E kjo mund të jetë kështu për ndonjë krijesë, por jo për Allahun e Plotfuqishëm, sepse ai është i pastër nga pamundësia dhe ngushtimi, Ai i cili posedon thesaret e qiejve dhe tokave, Ai i Cili që prej se i ka krijuar

krijesat vazhdimisht i furnizon dhe thesaret e Tij kurrë nuk hargjohen, aq sa hargjohet deti kur nxirret ujë nga ai me vrimën e gjilpërës.

Pengesat për përgjigjen e lutjes

Me pengesë është për qëllim diçka që është mes lutjes dhe përgjigjes, një barierë e cila sfidon arritjen e përgjigjes.

Prej këtyre pengesave veçojmë:

1-Zgjerimi në harame: në hajë, pije, veshje dhe në të ushqyerit.

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Allahu është i mirë dhe nuk pranon veçse të mirën, dhe vërtetë Allahu ka urdhëruar besimtarët me atë që ka urdhëruar pejgamberët, i Lartësuari ka thënë:

“O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni” El Muëminun 40.

Dhe ka thënë:

“O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë” El Bekare 172

Pastaj përmendi njeriun me udhëtimin e gjatë, flokëshprishur dhe i pluhuros, i cili kur ngriti duart për në qiell (duke u lutur): O Zot, o Zot! Por, si t’i përgjigjet Zoti atij, kur ai kishte ngrënë me haram, kishte pirë me haram, ishte veshur me haram dhe është ushqyer me haram”. Tra.Muslimi nr.1015.

Pra, me këtë ishin të urdhëruar të gjithë pejgamberët, me të mirën, e me të këtë është për qëllim e mira e veprave, fjalëve dhe bindjeve, siç thekson Ibën Rexhebi në Xhamiul Ulum (1/250). Gjë që këshillon besimtarin nëse ai do që Allahu t’i përgjigjet lutjes së tij.

Për këtë arsye edhe shokët e Pejgamberit alejhis selam ishin shumë të kujdesshëm që mos të hanë veçse nga hallalli dhe t’i shmangen të ushqyerit me haram; siç edhe transmetohet nga Aisheja radijallahu anha se Ebu Bekri radijallahu anhu kishte një djalosh (rob) që i jepte mall për të tregtuar me të djaloshi (dhe një pjesë të fitimit ia ndante djaloshit), dhe Ebu Bekri hante nga fitimi i tij. Një ditë djaloshi erdhi me ca ushqim, Ebu Bekri e ngrëni atë, e djaloshi i tha: A e di se prej nga e kam këtë? Ebu Bekri i tha: Prej nga? Djaloshi tha: Gjatë injorancës i bëja fall një personit, e që unë nuk e dija atë, por e mashtroja, e ai më paguante për atë shërbim. Kjo që e ngrëne ishte nga ai përfitim. Ebu Bekri (kur e kuptoi këtë) e futi dorën e tij (në fyt) dhe vjolli çdo gjë që kishte në barkun e tij”. Tra.Buhariu 3842.

Në një transmetim tek Ebu Nuajmi në “El Hulje” dhe Ahmedi në “Ez Zuhdu” transmetohet: “Ebu Bekrit më pas iu tha: Të mëshiroftë Allahu, tërë këtë e bëre veç

për atë kafshatë? Ai u përgjigj: Sikur mos të kishte dalur (kafshata) vetëm se bashkë me shpirtin, do ta kisha nxjerrur, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “çdo trup që zhvillohet nga mashtrimet (me haram) atij i takon zjarri”. Andaj pata frikë të zhvillohet diç nga trupi im nga kjo kafshatë”. Sahihul Xhamië (4/172).

2-Ngutia dhe lërja e lutjes:

Nga pengesat e mosarritjes së përgjigjes është kur robi musliman ngutet dhe e lë lutjen për shkak të vonesës së përgjigjes. Robi nuk duhet të bëhet pesimist nga përgjigja, por duhet të vazhdojë dhe t’i përgjërohet Zotit të tij derisa të realizohet përgjigja, sepse këtë e do edhe Allahu nga robi i Tij –përgjërimin.

Në lidhje me këtë transmeton Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Secilit prej jush u përgjigjet përderisa ai nuk ngutet e thotë: U luta, por nuk mu përgjegj”. Tra.Buhariu nr.634 dhe Muslimi nr.2735.

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu se Pejgamberi alehis selam ka thënë: “Robi të sheh përgjigje pandërprerë, përderisa nuk lutet për mëkat, ose këputje të lidhjeve farefisnore, ose nuk ngutet”. U tha: O i Dërguari i Allahut, e çka është ngutia? Ai tha: “Robi thotë: U luta e u luta, por nuk e pashë që do të më përgjigjet, atëherë robi ndërpret lutjet dhe e lë atë”. Tra.Muslimi nr..2096.

Kjo na mëson se robi nuk duhet t’i ndal lutjet, pasiqë Allahu ndodh që ta vonojë përgjigjen për shkak të mosplotësimit të kushteve të lutjes, apo të prezencës së ndonjë pengese, apo për ndonjë arsye tjetër që vetëm Allahu e di dhe ajo është në interes të njeriut. Andaj robi duhet të kthehet e të llogarisë vetveten dhe të pendohet tek Allahu nga të gjitha mëkatet, si dhe të vazhdojë t’I përgjërohet Zotit në lutjen e tij derisa Allahu t’i përgjigjet, sepse mëshira e Tij është afër atyre që bëjnë mirë.

3-Kryerja e mëkateve dhe harameve:

Ndodh që edhe mëkatet të jenë pengesë për të arritur përgjigje nga lutja, për këtë arsye Allahu I madhërishëm thotë:

“All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij”. Er Readu: 11.

4-Anshkalimi i obligimeve:

Njëashtu edhe lënja e obligimeve është pengesë për arritjen e përgjigjes nga lutja, dhe për këtë Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është

shpirti im, ose do të thirrni në të mirë dhe të ndaloni nga e keqja, ose është frikë që Allahu t’ju dërgojë juve dënim, e ju pastaj t’i luteni atij por ju nuk do të keni përgjigje”. Tra.Tirmidhiu me sened hasen, Ahmedi dhe të tjerët. (Sahihul Xhamië 6947).

5-Lutja për gjynah ose këputje të lidhjeve farefisnore

6-Urtësia Hyjnore, e robit i ipet diçka më e mirë

Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Nuk ka musliman që i lutet Allahut me një lutje dhe nuk ka në të gjynah apo këputje të lidhjeve farefisnore, veçse Allahu do t’ia jap njërën nga këto tri gjëra: Ose i përgjigjet menjëherë lutjes së tij, ose ia rezervon atë për ahiret, ose ia largon atij ndonjë të keqe aq sa lutja e mirë”. Thanë: meqë kështu, të lutemi shumë. Ai tha: Allahu (ka dhe jep) edhe më shumë”. Tra.Ahmedi 3/18, Albani në Sahihut Tirmidhi (181) thotë se hadithi është Hasen.

Normat e lutjeve

Normat dhe edukatat e lutjes janë të shumta, por nga më të rëndësishmet po i veçojmë këto:

1-Fillon me lavdërimin dhe madhërimin e Allahut, ço salavat mbi Pejgamberin dhe me të e përfundon:

Transmetohet nga Aliu radijallahu anhu se ka thënë: “çdo lutje është e penguar gjersa të çohet salavat mbi Pejgamberin alejhis selam dhe familjen e tij”. Tra.Taberaniu në Evsat (4/448), dhe ky hadith është transmetuar edhe nga shumë sahabij tjerë me senede të mira dhe të ngritura deri tek Pejgamberi alejhis selam (shih: Es Silsile es-Sahiha 5/57 nr.2035).

Transmetohet nga Fudaletu ibën Ubejdilah radijallahu anhu se Pejgamberi i Allahut alejhis selam kishte dëgjuar një njeri duke u lutur në lutjen e tij, por nuk kishte lavdëruar Allahun e lartësuar e as nuk kishte ra në salavat mbi Pejgamberin alejhis selam, kështu që tha: “Ky (njeri) u ngut”. Pastaj e thirri atë dhe i tha: “Kur ndonjëri prej jush të lutet, le të fillojë me lavdërimin dhe falënderimin e Allahut, pastaj le të bjerë salavat mbi Pejgamberin, e pas kësaj le të lutet me çfarë të dojë”. Tra.Ebu Davudi nr.1481, Tirmidhiu nr.3477 dhe Albani e ka vlerësuar si të saktë.

2-Lutu në rehati e në vështirësi

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Kush dëshiron që Allahu t’i përgjigjet atij gjatë vështirësive dhe problemeve, atëherë le t’i shpeshtojë lutjet në rehati”. Tra. Tirmidhiu, Hakimi, dhe Dhehebiu e ka saktësuar, Albani thotë se hadithi është Hasen (Sahihut Tirmidhi 3/140).

3-Mos u lut kundër familjes, pasurisë, fëmijëve ose vetvetes

Transmetohet nga Xhabiri radijallahu anhu se një njeri kishte mallkuar deven e tij, e Pejgamberi alejhis selam kishte thënë: Kush ishte ky që mallkoi deven e tij”? Ai tha: Unë o i Dërguar i Allahut! Ai tha: “Zbrit nga ajo dhe mos na shoqëro me një të mallkuar”. Pastj tha: “Mos u lutni kundër vetvetes, as kundër fëmijëve tuaj, as kundër pasurisë tuaj, ngase po u përputhën lutjet e juaja me kohën e përgjigjes nga Allahu, ju do të keni përgjigje”. Tra.Muslimi 3009.

4-Mesataria e zërit gjatë lutjes dhe përulësia

Në lidhje me këtë, Allahu i madhërishëm thotë:

Lutnie Zotin tuaj të përulun e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. El Earaf: 55.

Ndërsa Pejgamberi alejhis selam gjatë një udhëtimi kur kishte dëgjuar disa udhëtarë duke ngritur zërin me Tekbir (Allahu Ekber), u kishte thënë: “O njerëz, qetësojeni veten tuaj, ju nuk jeni duke iu lutur as një të shurdhuri e as dikujt që mungon, ju jeni duke ju lutur Atë që dëgjon dhe është Afër, pra Ai është me ju”. Tra.Buhariu nr.4205 dhe Muslimi 2704.

Pra, Allahu është me juve me dijen e Tij dhe mbikëqyrjen e Tij.

5-Ngritja e duarve gjatë lutjes

Ebu Musa el Esha’ri radijallahu anhu rrëfen: “Pejgamberi alejhis selam lutej dhe ngriti duart e tij sa që ia pashë të bardhët e nënsqetullave të tij”. Tra.Buhariu nr.6341.

Transmetohet nga Selmani radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Vërtetë që Zoti juaj i lartëmadhërishëm është i Turpshëm dhe Bujar, turpërohet nga robi i Tij kur t’i ngritë ai duart e tij (me lutje) t’ia kthejë të zbrazëta”. Tra.Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët me sened të mirë (Sahihut Tirmidhi 3/179 të Albanit).

Këto ishin disa nga normat e lutjes, në mënyrë që ajo të jetë e pranuar tek Allahut dhe të arrijmë përgjigje.

Kohët dhe gjendjet kur pranohen lutjet

1-Natën e Kadrit

Transmetohet nga Aisheja radijallahu anha se ajo i ka thënë Pejgamberit alejhis selam: O i Dërguar i Allahut, nëse e kuptoj se cila natë është nata e Kadrit, me çfarë të lutem në të? Ai tha: Thuaj: O Allahu im, vërtetë që Ti je Falës dhe Bujar, e don faljen, andaj më fal mua”. Tra.Tirmidhiu, Ibën Maxheh, Ahmedi (Sahihut Tirmidhi dhe Ibën Maxheh, Albani).

2-Pas çdo namazi farz dhe natën vonë

Transmetohet nga Ebu Umame El Bahilij radijallahu anhu se Pejgamberit alejhis selam i është thënë: O i Dërguar i Allahut, cila lutje është më e dëgjueshmja? Ai u përgjigj: “Në thellësinë e natës së vonshme dhe pas çdo namazi farz”. Sahihut Tirmidhi (3/168).

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Zoti ynë i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e tokës kur të mbes një e treta e fundit e natës dhe thotë: “Kush është ai që më lutet e T’i përgjigjem, kush më kërkon e Unë t’i jap, kush më kërkon falje e Unë t’a fali”. Tra.Buhariu 1145 dhe Muslimi 758.

3-Mes ezanit dhe ikametit

Transmetohet nga Enesi radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Mes ezanit dhe ikametit lutja nuk refuzohet, andaj lutuni”. Tra.Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ahmedi me sened autentik (shih: Irvaul Galil nr.244, Albani).

4-Gjatë ikametit, gjatë rreshtimit të ushtrisë dhe kur zbret shiu

Transmetohet nga Sehli radijallahu anhu se Pejgamberi i Allahut alejhis selam ka thënë: “Gjatë dy kohëve lutësit nuk i refuzohet lutja e tij: Gjatë ikametit për namaz dhe në rresht në rrugën e Allahut”. Tra.Ibën Hibbani, Albani e ka vlerësuar si të saktë në Sahihut Tergib vet Terhib 262.

Në një transmetim nga i njëjti Sahabij thuhet: “Dhe kur zbret shiu”, kurse tek Hakimi “Dhe nën Shiun”. Es Silsileh es Sahiha 1469.

5-Gjatë një copë kohe të ditës së xhumasë pas ikindisë

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Në ditën e xhumasë është një kohë, nëse muslimani lutet atëherë, Allahu do t’i përgjigjet atij, ajo kohë është pas ikindisë”. Tra.Ahmedi 2/272.

6-Gjatë pirjes së ujit Zemzem

Transmetohet nga Xhabiri radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Uji i zemzemit është për çfarë të pihet”. Tra.Ibën Maxheh dhe Ahmedi, shih Irvaul Galil 1123, Albani.

7-Kur muslimani është në sexhde

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Robi më së afërmi me Zotin e tij është kur gjendet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në sexhde)”. Tra.Muslimi 1/350.

8-Kur të këndojë gjeli

I Dërguari i Allahut alejhis selam ka thënë: “Kur ta dëgjoni këndimin e gjelit, kërkoni prej të mirave të Allahut, meqë ai ka parë një melaike, e kur të dëgjoni bërtimën e gomarit, kërkoni mbrojtje te Allahu nga shejtani, meqë ai ka parë një shejtan”. Tra.Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.

Lutjet që kanë përgjigje

Cdokush që pason rregullat e lutjes, kushtet, normat dhe largon pengesat, atij i përgjigjet Allahu i lartmadhërishëm, gjersa sunneti pejgamberik ka kallzuar edhe disa lutje të cilave u përgjigjet Allahu, kur plotësohen kushtet:

1-Lutja e muslimanit për vëllaun e vet musliman në fshehtësi

Transmetohet me sened autentik se Umi Derdaja radijallahu anha i kishte thënë Safvanit: A do të shkosh në haxh sivjet? Ai tha: Po. Ajo i tha: Lutju Allahut për neve për të mira, Pejgamberi alejhis selam thonte: “Lutja e muslimanit në fshehtësi për vëlluan e vet është e pranuar. Sa herë që ai lutet për vëllaun e vet për mirë, një melek tek koka e tij thotë: Amin, edhe ty të qoftë njësoj”. Tra.Muslimi 2733

2-Lutja e atij që i bërë padrejtësi

Transmetohet nga Ibni Abbasi radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam kur kishte dërguar Muadhin në Jemen ndër tjerash i kishte thënë: “Dhe ruaju nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, mes lutjes së tij dhe Allahut nuk ka kurrfarë pengese”. Tra.Buhariu 2448

Në një transmetim: “Lutja e atij që i është bërë padrejtësi është e pranueshme edhe nëse ai është mëkatar, sepse mëkati i tij është për veten e tij”. Tra.Ahmedi, Ebu Davudi (Albani thotë se hadithi është Hasen Es Silsileh es Sahiha 767).

3-Lutja e prindit për fëmiun e vet, kundër fëmiut dhe lutja e udhëtarit

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alehis selam ka thënë: “Tri lutje kanë përgjigje të sigurta pamëdyshje: Lutja e atij që i është bërë padrejtë, lutja e udhëtarit dhe lutja e prindit për fëmiun e vet”. Tra.Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Ibën Maxheh (Albani thotë se hadithi është Hasen).

Në një transmetim tjetër autentik tek Ahmedi dhe Tirmidhiu: “..kundër fëmiut të vet”.

4-Lutja e agjëruesit gjatë agjërimit dhe në kohën e iftarit, dhe lutja e udhëheqësit të drejtë

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Tre personave nuk iu kthehet lutja: Agjëruesit derisa të bëjë iftar, Udhëheqësit të drejtë, dhe atij që i është bërë padrejtësi, sa që Allahu e ngritë atë

mbi re, i hapen dyert e qiellit, e Zoti thotë: “Pasha Krenarinë Time, do të të ndihmojë ty qoftë edhe pas një kohe (më vonë)”. Tra.Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Bageviu (Sahihut Tirmidhi 2/311, Albani).

Ndërsa nga Abdullah ibën Amri radijallahu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Agjëruesit në kohën e iftarit nuk i kthehet lutja”. Tra.Ibën Maxheh, Bejhakiu (Es sahiha 1211, Albani).

5-Lutja e atij që bie në gjumë me abdest duke përmendur Allahun

Transmetohet nga Muadh ibën Xhebeli radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “çdo musliman që bie në gjumë me abdest duke përmendur Allahun, e pastaj ngritet natën duke iu lutur Allahut për të mirat e dunjasë dhe ahiretit, veçse Allahu do t’i përgjigjet atij”. Tra.Ebu Davudi, Ahmedi (Sahihut Tergib vet Terhib /245).

6-Kush lutet me lutjen e Dhin Nunit (Junusit alejhis selam)

Transmetohet nga Sead ibën Ebi Vekas radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Lutja e Dhin Nunit kur ai u lut me të gjersa gjendej në peshkun e balenës ishte: “La ilahe il-la Ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin”. Nuk ka musliman që lutet me të për diçka, veçse Allahu do t’i përgjigjet atij”. Sahihut Tirmidhi 3/168.

7-Lutja e atij që përmend Allahun shumë

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu anhu se Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Tre personave nuk iu refuzohet lutja, (prej tyre): atij që përmend Allahun shumë..”. Es Silsile es sahiha 1211, Albani.

Kërkesat (lutjet) më të rëndësishme të robit drejtuar Zotit të tij

Robi kërkon prej Zotit të vet gjithçka që ai ka nevojë për të, qoftë prej nevojave të dynjasë apo prej të mirave të ahiretit, pasiqë Allahu (Dhul xhelali vel Ikram) posedon të gjitha thesaret, gjithçka është në dorën e Tij, Allahu thotë:

“Nuk ka asnjë send e që të mos gjenden tek Ne thesaret e tij, por prej tij Ne japim me masë të caktuar”. Hixhër: 21.

Ndërsa Pejgamberi alejhis selam ka thënë: “Ju kërkoni prej Allahut çdo nevojë të juajën, qoftë edhe nëse kërkoni perin e nalles kur ajo këputet”. Tra.Tirmidhiu me sened hasen.

Mirëpo, robi ka qëllime më madhore, në të cilat qëndron lumturia e vërtetë, andaj edhe përqëndrohet në kërkimin e tyre prej Allahut, prej tyre:

1-Kërkon nga Allahu udhëzimin e vazhdueshëm

2-Kërkon nga Allahu faljen e mëkateve

3-Kërkon nga Allahu xhennetin dhe mbrojtjen nga xhehennemi

4-Kërkon nga Allahu qëndrueshmërinë dhe forcimin në fenë e Tij

5-Kërkon nga Allahu vazhdimin e qëndrueshmërinë e të mirave (dhuntive) dhe mosheqjen e tyre

6-Mbrohet me Allahun nga sprovat e rënda, dëshpërimi i thellë, caktimi I keq dhe goditja e armiqëve.

Këto ishin disa nga çështjet më të rëndësishme që ka nevojë t’i njohë robi dhe të mos jetë neglizhent ndaj tyre.

Ve sal-lallahu ve sel-leme ve bareke ala nebijjina Muhammed ve ala alihi ve sahbihi ve men tebiahum bi ihsanin ila jevmid din.

Përshtati: Zejd Haziri

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit