4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lumezi jep emrin: Ky person i përgjoi zyrtarët e sistemit të drejtësisë

Më të lexuarat

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, në një bisedë telefonike në ‘Debat Plus’, ka konfirmuar se prapa përgjimeve të fundit të publikuar në media, qëndron Halit Sahitaj.
Lumezi tha se prokuroria ka filluar hetimet, dhe se nesër do ti kërkojnë incizimet, për të vazhduar hetimet.


“Ne nuk kemi dalë me një prononcim publik për këtë temë, por prokuroria ka filluar hetimet për këtë temë, për të vërtetuar nëse këto përgjime janë të ligjshme apo jo. Sipas informatave të deritanishme që unë kam, përgjimet në fjalë nuk kanë qenë të autorizuara”
Lumezi ka folur edhe për emrin e tij i cili u përmend në këto përgjime.
“Çka të flas unë për të. Unë nuk e kam takuar atë person. Ai ka bërë presione dhe ndikime te disa persona për të arritur deri të unë. Ne se dimë cili ka qenë, ne duhet ta hetojmë këtë çështje.”


“Po prapa qëndron Halit Sahitaj. Qëllimi i tij ka qenë diku tjetër, Halit Sahitaj, për këtë duhet të flas z.Halitaj“. /ekonomiaonline

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit