2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Lulëzon” shitja e foshnjave bullgare në Greqi

Më të lexuarat

Vetëm nëpërmjet një kanali të vetëm nga Bullgaria në Greqi për çdo muaj shiten me dhjetëra foshnje, ndërsa grekët për fëmijët e porsalindur paguajnë prej 8 deri në 12 mijë euro, dëshmoi hulumtimi i bërë nga kanali televiziv bullgar, Nova.
Ky kanal emetoi pamjet e nënave dhe të tregtarëve me fëmijë, duke theksuar se një pjesë e foshnjave adoptohen, ndërsa një pjesë e të porsalindurve, që kanë probleme shëndetësore bëhen pjesë e rrjetit të tregtisë me organe.
Njëri nga tregtarët e me foshnje, i identifikuar si Pllamen Dimitrov, tha se vajzat janë më të kërkuara dhe se askush nuk kërkon dokumentacion për prejardhjen e tyre.
Sipas Dimitrovit, trafikantët marrin femrat me barrë dhe i dërgojnë për të lindur, për ti shitur më pas të porsalindurit.
Sipas kanalit Nova, policia greke në Selanik ka filluar hetimet për tregtinë skandaloze me foshnje.
Opinioni i Bullgarisë ka qenë i shokuar, kur policia greke në tetor të vitit 2013 gjeti në një komunitet rom në Farsali vajzën bionde nga Bullgaria, e cila u pagëzua me nofkën “Engjëlli i kaltër”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit