Luksemburgu vendos të diktojë mbajtjen e detyrueshme të një maske, shalli apo shamie, sipas asaj ç’tha kryeministri Xavier Bettel.
“Që nga e hëna, mbrojtja e gojës kërkohet me detyrim, me maskë, shall apo shami”, tha Bettel në një konferencë për shtyp.
Në praktikë, veshja e maskës do të jetë e detyrueshme kur ka kontakt social dhe kur distanca prej dy metrash nuk mund të respektohet, për shembull në një dyqan.
“Çdo qytetar do të ketë një maskë të disponueshme qoftë përmes bashkisë ose shtetit”, tha Bettel.
Ai më tej tha se ata kanë midis gjashtë dhe shtatë milion maska në ruajtje që do t’u shpërndahen qytetarëve dhe njerëzve që punojnë në Luksemburg.
Ai deklaroi se objektet mësimore do të hapen gradualisht, duke filluar nga 4 maji për kolegjet, 11 maj për shkollat e mesme, dhe 25 maj për shkollat fillore dhe kopshtet. Hapja e mëparshme ishte caktuar për 4 maj.
Studentët do të ndahen në dy grupe alternative, një javë në shkollë dhe një javë duke punuar nga shtëpia.
Bettel theksoi se masat kufizuese nuk janë hequr, por se ka një zbutje.
“Numrat po bien, kjo është e rëndësishme,” tha ministri i Shëndetësisë Polet Lener. /tesheshi.com/