2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Luksemburgu i premton Kosovës 24 milionë euro

Më të lexuarat

Kosova dhe Luksenburgu kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim zhvillimor dhe memorandumin e mirëkuptimit, me ç’rast Qeveria e Luksemburgut ka zotuar 24 milion euro asistencë zhvillimore për Kosovën për katër vitet e ardhshme.

Prioritetet e identifikuara për asistencen zhvillimore janë: shëndetësia, arsimi profesional dhe uji.
Gjatë ditës së dytë të vizitës në Luksemburg, Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku takoj Ministren për Bashkëpunim Zhvillimor të Qeverisë së Luksemburgut, Marie-Josee Jacobs.

Takimi ishte po ashtu takimi i parë dhe konstitutiv i Komisionit të Nivelit të Lartë të Partneritetit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Luksemburgut.

Gjatë takimit ministrat disktuan mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe diskutuan në menyrë konstruktive dhe të hapur mbi bashkëpunimin zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit