Lukas Podolski, pas hapjes së një lokali akulloresh vitin e kaluar në Këln, ka vendosur t’i futet dhe biznesit të qepabëve “Made in Turkey”.
Lojtari gjerman që tashmë luan në Japoni pas eksperiencave tek Bajerni, Arsenali dhe Gallatasaraj, e ka bërë të mundur një gjë të tillë me hapjen e “Mangal Doener”, po në Keln, ku ai ndodhet për një rikuperim me gju.
Sipas zëdhësit të tij, në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm rreth 1 mijë fansa të Podolskit, të cilët u shqepën duke ngrënë produktin karakteristik turk.
Dhe thuhet se 32-vjeçari gjerman, i dashurua me kuzhinën turke, veçanërisht qepabët, gjatë dy viteve që luajti me Gallatën. /tesheshi.com/