Kim Jong-un ka qenë lider suprem i Koresë së Veriut që nga viti 2011 dhe është raportuar të ketë një zakon të shpenzimeve masive. Por sa është vlera e diktatorit të Koresë së Veriut?
Sipas mediave të huaja, Kim ka mbajtur botën në ethe pasi vendi i tij ka kryer më shumë se 80 teste raketore balistike ose bërthamore nën sundimin e tij.
Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, i cili besohet të ketë festuar ditëlindjen e tij të 34 të hënën, ka rritur tensionet globale dhe ka përshkallëzuar rrezikun e konfliktit me SHBA-të.
Diktatori ka paralajmëruar se “butoni bërthamor” është gjithnjë i arritshëm dhe paralajmëroi SHBA-të se forcat e tij bërthamore janë “të kompletuara”, në fjalimin e Vitit të Ri.
Ndërkohë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka polemizuar me diktatorin, duke pretenduar se “butoni bërthamor” në Uashington është “shumë më i madh dhe më i fuqishëm” se ai i Koresë së Veriut.
Por, sipas mediave, përcjell Telegrafi, duke pasur parasysh se Koreja e Veriut është një nga vendet më sekrete në botë, është e pamundur të thuhet se cila në fakt është pasuria e Kim Jong-un.
![]()
Gjithsesi “The Squander” ka vlerësuar se – bazuar në statistikat nga OKB dhe raportet e shpenzimeve – se vlera neto e Kim Jong-un në vitin 2018 është rreth 7-10 miliardë dollarë.
Siç thuhet më tej, miliarderi mburret me një mënyrë jetese ekstravagante, dhe ka nevojë për fonde të konsiderueshme për të paguar për të.
Si i fiton ai ato para?
Pjesë të mëdha të parave që fiton Kim vjen nga burimet shtetërore, trafikimi i paligjshëm i fildishit nga Afrika dhe kontrabanda e alkoolit, thotë Squander.
Shumica e aseteve të tij janë në llogari bankare të vendosura në të gjithë botën – përfshirë Amerikën Qendrore, Evropën dhe Azinë – dhe janë hapur nën emra të ndryshëm.
Po sipas mediave, një hetim amerikano-koreanojugor në vitin 2013 zbuloi se 200 llogaritë bankare të Koresë së Veriut ishin të lidhura me eksportet e drogës, para të falsifikuara dhe armë të shkatërrimit në masë.
![]()
Si i shpenzon paratë Kim Jong-un?
Nuk dihet shumë për jetën luksoze të Kim në Korenë e Veriut, dhe shumica që është mësuar janë nga ata që kanë braktisur këtë vend, si dhe nga ylli i basketbollit, Dennis Rodman.
Besohet se tirani i Koresë së Veriut është një shpenzues i madh dhe jeton një jetë luksoze të pastër – vlerësohet se pasardhësi i Kim Jong-il shpenzon 600 milionë dollarë çdo vit.
Sipas njoftimeve të dhëna nga mërgimtarët e Koresë së Veriut, udhëheqësi suprem shpenzon çdo vit 30 milionë dollarë, vetëm në alkool.
Ai jeton një jetë superluksoze dhe thuhet se gëzon superjaht, mbrëmje, verë dhe djathë.
![]()
Diktatori thuhet se ka në dispozicion një superjaht prej rreth 7 milionë dollarësh, disa limuzina të shumta të Mercedes-it dhe një vendpushim privat të skive.
Kim gjithashtu shtohet se ka në dispozicion një ishull – të quajtur “Ibiza e Koresë së Veriut” – ku ai zbavit simpatizantët e tij.
Sipas të dhënave, shumica e parave të tij përdoren për të blerë sende të shtrenjta për vete ose “për të blerë besnikërinë e zyrtarëve të lartë”.
Diktatori ka shtëpi të shumta, por në vendbanimin e tij kryesor në Phenian, ai thuhet se ka një kinema prej 1000 vendesh.
Ndërsa Kim gëzon një jetë tepër luksoze, koreano-veriorët jetojnë në varfëri pas viteve të sanksioneve.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së vlerësoi se 4.4 milionë koreanë të veriut janë në një “gjendje krize, emergjence dhe urie”.
Sa vjeç është ai?
Sipas autoriteteve të Koresë së Veriut, Kim ka lindur më 8 janar 1982.
Megjithatë, zyrtarët e shërbimit të fshehtë të Koresë së Jugut besojnë se ai ka lindur një vit më parë.
Legjenda e “Chicago Bulls”, Rodman mbështet këtë tezë dhe thotë se ai ka lindur më 8 janar 1983.
Kjo do të thotë se Kim u bë 34-vjeç këtë javë.
