3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lufta për dekretin e vizave mes Trumpit dhe gjyqësorit

Më të lexuarat

Pezullimi i zbatimit të dekretit të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 27 janar për ndalesën e vizave për 3 muaj për qytetarët e 7 shteteve me shumicë popullsie muslimane ka sjellë përballë presidentin e ri me sistemin gjyqësor në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndalesa e vizave për 7 vende muslimane që presidenti Trump nënshkroi pasi mori zyrtarisht detyrën më 20 janar është bërë objekt i padive gjyqësore në shumë rajone, ndërsa vendimi që gjykatësi federal në Washington mori për ndalimin e zbatimit është bërë pengesë për qeverinë Trump.

Për shkak të dekretit me temë “mbrojtja e kombit nga terroristët e huaj që hyjnë në SHBA” dhe i cili parashikon mos-pranimin për 3 muaj të qytetarëve nga Siria, Iraku, Irani, Jemeni, Libia, Sudani dhe Somalia, që në ditët e para të tij në shumë aeroporte të vendit u përjetuan shqetësime serioze.

Teksa kundër vendimit u protestua në shumë qytete, më 29 janar ditën e diel një prej gjykatësve federal në New York, Ann Donnelly me arsyetimin se “është shkelur Kushtetuta e SHBA-ve në lidhje me barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e barabartë të të drejtave”, ndaloi procesin për deportimin e personave në fjalë që kishin hyrë në vend.

Menjëherë pas vendimit të gjyqtares Donnelly, ditën e hënë më 30 janar edhe kryeprokurori i rajonit të Washingtonit, Robert Ferguson dhe kryeprokurorja e rajonit Minnesota, Lory Swanson kryen një ankesë penale kundër dekretit duke kërkuar pezullimin e tij. Kryeprokurori Ferguson në lidhje me dekretin në fjalë ka vënë në dukje se dëmton popullin, biznesmenët, institucionet arsimore dhe ekonominë e rajonit.

Gjyqtari federal James Robart ndaloi zbatimin e dekretit 

Ndërsa 4 ditë nga ankesa penale e kryeprokurorit Ferguson ditën e shtunë më 3 shkurt, gjykatësi federal në Washington James Robart me arsyetimin për shqyrtimin më në detaje të çështjes vendosi pezullimin e zbatimit të dekretit në të gjithë vendin.

Gjyqtari Robart fillimisht u bë objektiv i Shtëpisë së Bardhë, si dhe u përball me shprehjen e Trumpit “i ashtëquajturi gjyqtar” dhe reagime të forta nga qeveria.

Pas padive penale në Washington dhe Minnesota, rreth dekretit edhe me iniciativën e organizatave të shoqërisë civile u hapën më shumë se 50 padi.

Në zbatim të vendimit të gjykatësit më 4 shkurt Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të vazhdojë dhënien e vizave për qytetarët e vendeve të ndaluara dhe se nuk do të anulonte vizat aktuale. Ndërsa më pas edhe Departamenti për Sigurinë e Brendshme njoftoi ndalimin e zbatimit të dekretit.

Refuzimi i kërkesës ankimuese të Departamentit Amerikan të Drejtësisë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë në të njëjtën ditë ankimoi vendimin e gjykatësit Robart në Gjykatën e Apelit nr 9 në San Francisco, e cila në një kohë të shkurtër refuzoi kërkesën e departamentit dhe njoftoi se ka vendosur të shqyrtojë vendimin e gjyqtarit.

Ndërsa pas kësaj avokatët e Departamentit të Drejtësisë dorëzuan në Gjykatën e Apelit më 6 shkurt pretendimet e mbrojtjes me shkrim në lidhje me dekretin, ku pritet që Gjykata e Apelit në ditët e ardhshme të dëgjojë mbrojtjen e avokatëve të Departamentit të Drejtësisë.

Mund të dërgohet në Gjykatën e Lartë

Nëse gjykata vendos në favor për ndalimin e zbatueshmërisë së dekretit, qeveria Trump çështjen mund ta dërgojë në Gjykatën e Lartë. Deklarata e Trump se do të kryejnë të gjitha rrugët ligjore për rivendosjen në zbatim të ndalesës së vizave, është komentuar se çështja nga kryeqyteti Washington do të shkojë drejtëpërdrejtë në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë aktualisht përbëhet nga 8 anëtarë, ndërsa gjyqtari Neil Gorsuch të cilin Trump e ka emëruar në vendin e gjyqtarit Antonin Scalia nuk do të mund të marrë pjesë në votim për arsyen se ende nuk është miratuar nga Senati. Për këtë arsye theksohet se procesi në Gjykatën e Lartë mund të bllokohet për arsyen e votimit 4 vota kundër dhe 4 pro.

Është tërhequr vendimi në lidhje me vizat e anuluara

Ndërsa në anën tjetër vihet në dukje se javën e parë që nisi të zbatohej ndalesa e vizave, ishin anuluar vizat e afërsisht 60 mijë personave të 7 vendeve në fjalë dhe se nevojitej që këto persona të ri-aplikonin përsëri për viza.

Por Departamenti Amerikan i Shtetit pas vendimit për ndalimin e zbatimit sërish njoftoi se vizat e anuluara ishin bërë përsëri të vlefshme dhe se poseduesit e këtyre vizave mund të përdornin të drejtat e tyre.

Në ditët e para të vendosjes së zbatimit të ndalesës pas disa problemeve të përjetuara me poseduesit e Green Card që kanë leje qëndrimi në SHBA, Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme njoftoi se këto persona nuk përfshiheshin drejtëpërdrejt në këtë ndalesë dhe se mund të hynin në SHBA pas vlerësimit të Green Card.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit