Palët luftuese në Siri nuk do të mbajnë bisedime ballë për pallë, sot në Gjenevë.
Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se i dërguari i këtij mekanizmi, Lakhdar Brahimi, do të flasë ndaras me delegacionet e Qeverisë dhe opozitës siriane.
Dy palët janë përplasur hapur në fillim të konferencës për paqe në Siri, që ka nisur punimet të mërkurën në Montre të Zvicrës.
Opozita kërkon largimin e presidentit Bashar al-Assad, ndërsa qeveria kriminale e Asadit insiston që të luftohen sipas saj “terroristët”.
/bs/kohaislame