1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lufta në Gazë po cilësohet si një nga më shkatërrueset në histori

Më të lexuarat

Sipas ekspertëve, fushata ushtarake e Izraelit në Gazë është një nga më shkatërrueset në historinë e luftërave.

Ofensiva e Izraelit ka shkatërruar mbi dy të tretat e të gjitha strukturave në veri të Gazës, dhe një të katërtën e ndërtesave në zonën jugore të Khan Younis.

Këto deklarata vijnë sipas një analize të të dhënave satelitore Copernicus Sentinel-1, nga Corey Scher dhe Jamon Van Den Hoek, ekspertë të vlerësimit të dëmeve gjatë luftës.

“Gaza është një nga fushatat më intensive të ndëshkimit të popullatës civile”, tha Robert Pape, historian dhe ushtarak amerikan, raporton skynews.

Ofensiva ushtarake e Izraelit thuhet se ka shkaktuar më shumë shkatërrime sesa rrënimi i Aleppos midis vitit 2012 dhe 1016, se Mariupol i Ukrainës vitin e kaluar, dhe se bombardimet e Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Midis 1942 dhe 1945, aleatët sulmuan 51 qytete dhe qyteza të mëdha gjermane, duke shkatërruar rreth 40-50 për qind të zonave të tyre urbane, tha Pape.

Ai tha se kjo përbënte 10 për qind të ndërtesave në të gjithë Gjermaninë, krahasuar me më shumë se 33 për qind të ndërtesave të rrafshuara në të gjithë Gazën – që është një territor shumë më i dendur i populluar që ka vetëm 360 kilometra katrorë.

Ndryshe, që nga fillimi i luftës deri më tash më shumë se 33 për qind e ndërtesave në Gazë janë rrafshuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit