Shërbimet zjarrfikëse në Greqi prej ditësh ndodhen në luftë me zjarret që kanë përfshirë vendin.
Banorët në Evia janë përballur me një tjetër natë të vështirë, ndërsa prej tetë ditësh zjarri kërcënon fshatrat Kamatriades, Avgaria dhe Kamaria.
Në disa zona banorët kanë krijuar fronte për të mbrojtur banesat e tyre. Zjarri preku edhe fshatrat Avgaria dhe Kamaria ku u formua një zinxhir nga banorët dhe zjarrfikësit për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Aktualisht zjarret janë të vazhdueshëm, vatrat më kryesore janë në Gouves, Galatsades, Psaropouli dhe Kastri, ndërsa flakët vijojnë të jenë pranë vendbanimeve në Kamtriades, Kamaria si edhe Galatsades.
/abcnews.al/