15.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

“Lufta kundër FETO, PKK dhe DEASH do të vazhdojë me vendosmërinë e njëjtë”

Më të lexuarat

Lufta kundër FETO-s, organizatës separatiste, DEASH-it dhe të gjitha organizatave terroriste është çështja jonë e pavarësisë dhe së ardhmes, tha Binali Yıldırım

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë dhe kryetari aktual i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Binali Yıldırım ka përsëritur edhe një herë se lufta kundër organizatave terroriste Fetullahci (FETO), PKK dhe DEASH do të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Lufta kundër FETO-s, organizatës separatiste, DEASH-it dhe të gjitha organizatave terroriste është çështja jonë e pavarësisë dhe së ardhmes. Kjo luftë do të vazhdojë me vendosmërinë e njëjtë. Megjithatë, gjatë luftës, ne do të vazhdojmë të veprojmë drejtë. Ne do të tregojmë maturinë e nevojshme për të shmangur padrejtësitë”, tha Binali Yıldırım.

Yıldırım u adresua në Kongresin e Tretë të Jashtëzakonshëm të AK Partisë në të cilën ai foli për ofensivën “Mburoja e Eufratit” që nisi në gusht të vitit 2016 dhe që përfundoi në mars të këtij viti.

“Me operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ ne kemi krijuar siguri për jetën e qytetarëve tanë dhe pronat e tyre. Lufta jonë në rajon ende nuk ka përfunduar”, porositi Yıldırım.

Ai shtoi se “e gjithë bota e di se PKK, PYD dhe YPG janë të njëjta” dhe se Turqia pret që edhe vendet të cilat i vlerësojnë si mike ta shohin këtë.

Në kongresin e sotëm në Ankara do të zgjidhen organet drejtuese të AK Partisë, duke përfshirë edhe pozitën e Presidentit në të cilën pritet kthimi i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Erdoğan, i cili në këtë kongres është kandidati i vetëm për kryetar të AK Partisë, nga posti i kryetarit të partisë dha dorëheqje më 27 gusht të vitit 2014 kur në zgjedhjet e para presidenciale u zgjodh për president të Turqisë ndërsa për kryetar të partisë u zgjodh kryeministrit Ahmet Davutoğlu.

Kthimi i Erdoğan-it në krye të partisë pas 998 ditësh u bë i mundur me referendumin e 16 prillit kur votuesit turq mbështetën ndryshimet kushtetuese të cilat parashohin zbatimin e sistemit presidencial ndërsa presidentit të shtetit i mundësohet anëtarësimi aktiv në partinë politike.

Kongresi i dytë i jashtëzakonshëm i AK Partisë u mbajt në maj të vitit të kaluar, kur në krye të kësaj partie u zgjodh Binali Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit