3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“Lufta e Halepit do të jetë e vështirë dhe e gjatë”

Më të lexuarat

Liderët e grupeve opozitare në Siri theksojnë se lufta që do të zhvillohet për ta fituar dominimin në qytetin verior, Halep, nga forcat e regjimit do të jetë një luftë e vështirë dhe e gjatë

HALEP (AA) – MUHAMMED MİSTO

Liderët e grupeve opozitare në Siri theksojnë se lufta që do të zhvillohet për ta fituar dominimin në qytetin verior, Halep, dhe për ta pastruar tërësisht qytetin nga forcat e regjimit do të jetë një luftë e gjatë. Megjithatë, ata shprehen se edhe përkundër kësaj, do të jenë këmbëngulës në marrjen e kontrollit të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ebu Jusuf el-Muhaxhir, zëdhënësi ushtarak i Ahraru’sh-Sham që vepron në kuadër të Xhejsh’ul-Fet’h, e cila përbëhet nga grupet opozitare, në deklaratën për gazetarin e AA-së, theksoi se meqenëse Halepi është i madh për nga popullsia dhe vendbanimet, atëherë lufta në qytet do të marrë kohë të gjatë apo së paku një kohë në afat mesatar, duke shtuar se “Lufta në Halep do të jetë e vështirë dhe e gjatë. Nuk do të ishte e drejtë të themi një kohë të caktuar për këtë”.

Duke thënë se prioritet aktual i opozitarëve është të ofrojnë siguri në rrugën e hapur që kalon nga zonat rural në qytet në jugperëndim të Halepit, kontrollin e së cilës kanë arritur ta sigurojnë, Muhaxhir rikujtoi se pak më parë rruga në fjalë kishte qenë shënjestër e bombardimeve ruse që kishin shkaktuar vdekjen e dhjetra personave.

Muhaxhir tërhoqi vëmendjen se lufta në Halep po drejtohet nga njësiti i operacioneve i cili posedon koordinim të lartë dhe se liderët ushtarakë të grupeve opozitare vazhdimisht janë duke organizuar mbledhje. “Ajo që e dallon këtë luftë nga luftërat tjera është fakti se të gjitha grupet kanë shënjestrën e njëjtë por përfshihen nga drejtime të ndryshme”, u shpreh ai.

Duke treguar se Halepi është qyteti më i madh në vend ku mblidhen forcat e regjimit dhe milicët që i mbështesin ata, zëdhënësi i Ahraru’sh-Sham tha se “Humbja e Halepit do të jetë fundi i sigurtë i Bashar al Asadit”.

Regjimi po përpiqet ta vazhdojë kohëzgjatjen e luftës në Halep

Komandanti i njësitit të operacioneve pranë Xhejsh’ul-Fet’h në Halep, Lider skuadoni Jasir Abdurrahim, tha se “Regjimi, në mënyrë që ta thejë motivimin e opozitarëve në Halep, po zhvillon politika për vazhdimin e kohëzgjatjes së luftës”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit