1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Lufta e bënë trimin hero, por jo analfabetin akademik apo secilin komandant burrështetas”

Më të lexuarat

Nga Kim Mehmeti

Lufta e bënë trimin hero që do i përkulen të gjithë, por jo edhe analfabetin akademik dhe çdo komandant burrështetas!

“Gjatë historisë ka ndodhur që popujt e sapoçliruar nga thundra e armikut dhe nga plaçkitësit e huaj shekullor, të bien nën ‘robërinë’ e hajdutëve të vetë!

Kjo rëndom u ka ndodhur shoqërive që kanë harruar se lufta e bënë trimin hero të cilit duhet ngritur përmendore ku nxënësit do çojnë lule e do përkulen, por nuk mundet që analfabetin ta bëjë akademik dhe çdo komandant ta bëjë burrështetas.

Po pra, kjo u ka ndodhur popujve që kanë harruar se gjatë robërisë, armiku t’i rrallon dhe t’i asgjëson njerëzit e vlefshëm, pra ta pengon konsolidimi e elitave politike, shkencore, kulturore…, duke krijuar kështu hapësirë që të vijnë në shprehje maskarenj e mjeranë!

Dhe përafërsisht të gjitha këto të thëna më lart i ndodhën Kosovës, ku sot janë bërë bashkë gjithë ata që i frikohen të vërtetës për të shkuarën e tyre dhe që ashtu të bashkuar duan ta pengojnë pastrimin e plehut politik, që është duke e qelbur gjithë vendin!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit