1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Lufta civile në Siri, Assad braktiset nga krerët e sektit të tij alauit

Më të lexuarat

Në një lëvizje tejet të pazakontë, udhëheqësit e sektit Alauit në Siri, të cilit i përket edhe Presidenti i vendit Bashar al-Assad, distancuan veten nga regjimi i tij dhe folën gjithashtu për të ardhmen që duan për vendin, pas 5 vitesh luftë civile, transmeton Portalb.

Krerët e këtij komuniteti, përfshirë ata fetarë thanë se, shpresojnë të hedhin dritë mbi alauitët pas një periudhe të gjatë sekreti, në atë që ata ë cilësojnë një moment të rëndësishëm në historinë e tyre.

Në një dokument prej 8 faqesh të publikuar nga ky sekt, që quhet “Deklarata e reformës së identitetit”, udhëheqësit e alauitëve thonë se ata përfaqësojnë një model të tretë brenda Islamit. Ndërsa bëjnë të qartë se nuk i përkasin islamit shiit, alauitët thonë se aderojnë në vlerat e barazisë, lirisë dhe qytetarisë, duke bërë thirrje që laiciteti të jetë e ardhmja e Sirisë, ku çdo fe të jetë e barabartë.

Megjithëse alauitët kanë dominuar qeverinë dhe shërbimet sekrete siriane për më shumë se 4 dekada, nën drejtimin e Assad dhe babait të tij më herët, ata theksojnë se legjitimiteti i këtij regjimi mund të konsiderohet vetëm përmes kritereve të demokracisë dhe të të drejtave bazë.

Duke folur në kushte anonimiteti për BBC-në, dy prej personave kyç pas dokumentit alauit thanë se, alauitët nuk kanë asnjë lidhje me krimet që ka kryer regjimi sirian. Ata theksuan se deklarata e tyre e identiteti pret çdo lidhje mes alauitëve dhe regjimit të Assadit, ndërsa shtuan se e ardhmja e Sirisë tashmë është në dorën e komunitetit ndërkombëtar.

Alautitët përbënin 12% të popullsisë prej 24 milionësh në Siri, para nisjes së luftës civile, dhe deklarata e tyre, e bërë ndërsa qeveria e Assadit po fiton terren e ndihmuar nga rusët, është një sinjal i qartë se ata nuk mbështesin më presidentin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit