3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Luani i Artë” për Ilir Metën…

Më të lexuarat

“Luani i Artë” për Ilir Metën… Presidenti u vlerësua me këtë çmim ndërkombëtar në Venecia, me motivacionin “për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”. Një vit më parë ky çmim iu akordua Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Në prani të autoriteteve vendore të Rajonit të Venetos, që i akorduan këtë çmim, Presidenti Meta u shpreh: “Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar. Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve. Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë”.

Sipas tij ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme.

“Çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por gjeografia jo, e Italia dhe Shqipëria janë të bashkuara nga historia e nga gjeografia. Ky është një çmim që i shkon edhe së ardhmes së marrëdhënieve tona, të miqësisë të së rinjve tanë, të cilët janë edhe shpresa jonë. Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur”, u shpreh Presidenti.

Më tej Meta, nënvizoi se: “Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi”.

Për Presidentin Meta ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve./ Opinion.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit