-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

LSDM: Të japin llogari autorët e dhunës në parlament

Më të lexuarat

Përmes një reagimi me shkrim Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) kërkon mbajtjen e përgjegjësisë për trazirat që ndodhën të enjten në parlamentin e Maqedonisë.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj trazirave që ndodhën të enjten në parlamentin e Maqedonisë.

“Do të përgjigjen për rrezikimin e jetës të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunën e sotme (djeshme) në parlament si dhe për të gjitha krimet e porositura dhe të zbatuara nga kryesia e VMRO-DPMNE-së”,- tha dje me anë të një komunikate kjo parti.

“Dhuna e përgjakshme në Parlament është rezultat i dhunës në të cilën periudhën e fundit thërriste Nikola Gruevski si dhe provokimet, urrejtjen, ndarjet e nxituara nga Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tyre”,- theksojnë nga LSDM-ja.

“Seriozisht janë plagosur deputetë, përfaqësues të qytetarëve, çka është maja e sjelljes jo-civilizuese të këtyre njerëzve, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, që të tentojnë të evitojnë përgjegjësinë”, shtohet në të.

Tensionet u përshkallëzuan dje, kur në seancën plenare të ndërprerë pak më parë nga kryesuesi Trajko Veljanovski, shumica parlamentare e kryesuar nga LSDM-ja zgjodhi Talat Xhaferin me 62 deputetë për kryetar të parlamentit të Maqedonisë.

Më pas, protestuesit hynë brenda dhe ”pushtuan” Kuvendin, ku sulmuan deputetë dhe gazetarë dhe ku pati edhe të plagosur.

http://www.trt.net.tr/shqip/video/videolajme/sulmi-ne-kuvendin-e-maqedonise

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit