LSDM ka reaguar ndaj komunikatës së VMRO-DPMNE-së duke thënë se partia e Gruevskit, është partia e vetme e cila po punon kundër interesave kombëtare dhe shtetërore nëpërmjet konflikteve, dhunës, dhe incidenteve që i shkaktojnë në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, e gjithë kjo në tentativë për të shpëtuar nga përgjegjësia për krimin e bërë, transmeton SHENJA.
“Qytetarët kërkuan politika të reja reale të cilat do tu mundësojnë një jetë dinjitoze, rroga më të larta dhe një standard kualitativ jetësor. Programi i Qeverisë së re reformuese e garanton unitaritetin e shtetit dhe mundëson zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit. Prandaj, Gjorge Ivanov është i obliguar që ta respektojë Kushtetutën, t’ia japë mandatin Zoran Zaevit i cili siguroi 67 nënshkrime për formimin e Qeverisë, dhe të mundësojë kështu transferimin e qetë të pushtetit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.