1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

LR-PDSH dërgoi ankimimin në Gjykatën Kushtetuese kundër kryqit në Butel

Më të lexuarat

LR-PDSH ka filluar procesin e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese për vendosjen e kryqit në Komunën e Butelit, respektivisht votimin e propozim-vendimit nga ana e Këshillit komunal të Butelit.

“Pasi që si akt, thyen Kushtetutën e vendit, departamenti juridik në LR-PDSH ka depozituar ankimimin për këtë vendim. Me arsyetimin se është e ndaluar që në vende publike apo kryqëzime rrugësh të vendosen materiale urbane, siç është edhe kryqi, gjithashtu kryhet ndasi etnike apo fetare apo acarim të marrëdhënieve ndëretnike. Vendimi për vënien e kryqit në komunën e buzelit thyen Kushtetutën e vendit në Nenin114 ku është cenuar e drejta e Badenterit në momentin kur është sjellë vendimi në këshillin e komunës së Butelit. Si pasojë e thyerjes së mjaft ligjeve me votimin e vendimit për vënien e kryqit në komunën e Butelit. Lëvizja për Reforma-PDSH i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ankimim të atij vendimi, ndërsa pritet përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LR-PDSH-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit