Një gjashtë-vjeçar britanik gjeti vdekjen pasi u përpoq për të imituar Spidermanin. Fëmija ra në tokë nga dritarja e dhomës së tij, dhe gjeti vdekjen duke menduar se ai ishtei ‘pathyeshëm’ si heroi i tij “Spider-Man”.
Gjashtë veçari Kevin Morais ishte ngjijtur ne parvazin e dritares në dhomën e tij në katin e tretë, kur ai humbi kontrollin dhe ra në kopshtin e shtëpisë.
Nëna e tij, infermierja Maria Morais ka dëgjuar rënien e djalit, por kur arriti në dhomë, ishte shumë vonë për ti ndihmuar.
E mbushur në lot, ajo i thotë “Unë shkova për të hapur derën dhe për të parë se çfarë kishte rënë. Nuk u besoja syve, ai ishte djali im.”
Mamaja e djaloshit thirri ambulancën, por tashmë ishte shumë vonë.
Personazhet vizatimore shpesh kanë shkaktuar aksidente ndër fëmijët, ku shumë prej tyre kanë përfunduar me vdekje apo me pasoja të tjera./mszh/kohaislame