Shqetësimi për islamofobinë mori një dimension të ri këtë të martë në Britaninë e Madhe, pas mbajtjes së një serie protestash anti-islam në kryeqytetin Londër.
Me mijëra pjesëmarrës, të indinjuar nga vrasja e një ushtari prej dy radikalëve muslimanë në Londër gjatë javës së shkuar, tentuan të sulmonin disa xhami dhe vende faljesh të kryeqytetit, duke detyruar policinë që të realizonte të paktën 10 arrestime.
Njëri prej të arrestuarve, dyshohet se planifikonte vrasjen e një hoxhe, ndërsa nëntë të tjerët u ndaluan për shkak të tejkalimit të së drejtës së protestimit, duke shfaqur sjellje të dhunshme./tch/kohaislame