16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

E tmerrshme: Foshnja, e gjallë në kanalizimet e ujrave të zeza (VIDEO)

Më të lexuarat

Një foshnje kineze Allahu i mundësoi një mbijetesë të pabesueshme, pasi u gjet në kanalizimet e ujrave të zeza të një pallati.

Prindërit e djalit disa ditësh, duke mos e dëshiruar, e kishin hedhur në tualet dhe më pas e kishin shkarkuar ujin, me idenë që ai do të mbytej dhe do të zhdukej përfundimisht mes kanalizimeve.

Megjithatë, ishte caktimi i Allahut që foshnja arriti të realizonte një mbijetesë të pabesueshme dhe tashmë gëzon shëndet të plotë e është jashtë rrezikut për jetën.

Ishte një fqinj, i një prej disa kateve më poshtë, ai që dëgjoi të qara nga tubacionet e shtëpisë së tij.

I çuditur, ai u afrua tek tubacionet, në një pikë ku ato degëzoheshin dhe dëgjoi se me të vërtetë nga brenda kishte të qara.

Fëmija, i hedhur në tualet, kishte rrëshqitur nga katet e mësipërme, duke mbetur në një vend ku tubacionet (siç tregojnë fotot) degëzoheshin, duke u ndarë në dy tubacione horizontale.

Për shkak të formës se kanalizimit, foshnja fatmirësisht nuk rrëshqiti deri në kanalizimet kryesore të ujrave të zeza të qytetit të Pujiangut, në Zheniang, ku nuk do të kishte asnjë shans për mbijetesë.

Fqinji, i skandalizuar dhe tronditur nga ajo që dëgjoi në tubacionet e tualetit të tij, lajmëroi zjarrëfikësit, të cilët me kujdes lokalizuan fëmijën, prenë tubacionet dhe më pas i hapën me kujdes, duke lejuar djalin që të lirohej nga “kurthi vdekjeprurës” që e vendosën prindërit e tij të pashpirt.

Të shpallur në kërkim nga policia, prindërit mizorë të foshnjes, në bazë të legjislacionit vendas rrezikojnë tanimë dënimin me vdekje.

Kina, për shkak të ligjit që lejon pasjen e vetëm një fëmije, përjeton një disbalancë të madhe midis dy gjineve, me shumë prindër që preferojnë të braktisin apo abortojnë vajzat në mënyrë ilegale, për të pasur fëmijën e tyre të vetëm një djalë.

Fenomeni është më i përhapur në zonat rurale, ku djemtë konsiderohen më të vlefshëm edhe për çështje praktike, për shkak të aftësive më të mëdha për të punuar për familjen në moshë të hershme.

Për shkak të aborteve të paligjshme, disbalanca aktuale në Kinë është prej 40 milionë meshkujsh, më shumë se femra.
/ Tch/kohaislame

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/koOkSmLxWrg” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit