Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në xhaminë në jug të Londrës, që konsiderohet dhe xhamia më e madhe në Europën perëndimore.
Sipas raportimeve të BBC, aktualisht janë 70 zjarrfikës që po punojnë për shuarjen e flakëve në Xhaminë e Baitul Futuh, në lokalitetin Morden.
Autoritetet londineze deklaruan se, zjarri është kufizuar në pjesën e administratës të kompleksit dhe se xhamia vetë nuk është prekur nga flakët.
Ndërkohë, një person u shoqërua në spital për shkak të asfiksisë nga tymi.
Brigada e zjarrfikësve u thirr menjëherë në vendngjarje për të parandaluar që flakët të përhapeshin dhe të përfshinin shtëpitë e komunitetit që jeton aty pranë.
Vetëm pak besimtarë ndodheshin brenda kompleksit fetar në momentin e rënies së zjarrit, por që u evakuuan. Rreth 50 për qind e katit përdhes të kompleksit është dëmtuar, bashkë me një pjesë të katit të parë dhe një pjesë të çatisë.
Xhamia, me një sipërfaqe prej 2.1 hektarë, shërben për lutjet e komunitetit mysliman Ahmadija dhe ka hapësirë për të paktën besimtarë. Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.