8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Londër: Një burrë i bërtet ashpër muslimanes së mbuluar në dyqan

Më të lexuarat

Një femër myslimane, me fytyrën e mbuluar, ka përjetuar të bërtitura të forta nga një mashkull i panjohur në një dyqan në perëndim të Londrës.

“Kush m…. je ti? Ky është një vend i krishterë”, i ka thënë i panjohuri asaj me zë të lartë, raporton gazeta britanike The Independent.

Myslimanja ka thënë se incidenti ka nisur kur personi i paidentifikuar, i cili ndodhej bashkë me dy vajzat e tij në dyqan, e ka quajtur atë “Batman”, përcjell Gazeta Express.

Ajo ka thënë se ka vendosur të reagojë ndaj tij, dhe më pas ka shpërthyer incidenti, të cilin ajo e ka xhiruar me telefonin e saj.

Në reagim ndaj akuzave të saj për injorancë, mashkulli i paidentifikuar i thotë: “Fëmijët e mi nuk po mund të ta shohin as fytyrën, kush m…. je ti? A je mashkull apo femër? Ky është vend i krishterë!”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit