Erdoğan priti futbollistët Cenk Tosun, Mesut Özil dhe İlkay Gündoğan, të cilët i dhuruan nga një fanellë të firmosur të ekipeve të tyre
LONDËR (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, takoi në Londër tre futbollistë turq që luajnë në Premier Ligën e Anglisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, i cili gjendet për vizitë në Britani, priti futbollistët Cenk Tosun, Mesut Özil dhe İlkay Gündoğan, të cilët i dhuruan nga një fanellë të firmosur të ekipeve të tyre.
Takimi me futbollistët u realizua i mbyllur për mediumet.