1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lojërat e fatit, në duart e përbërjes së ardhshme parlamentare

Më të lexuarat

Ligji kundër lojërave të fatit, nuk do të miratohet nga kjo përbërje parlamentare. Ky propozim ligj, është në procedurë për më shumë se një vit e gjysmë. Për të u mbajt edhe debat publik, megjithatë asesi të vijë në rend dite. Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, përsëriti qëndrimin se të gjithë deputetët shqiptarë e mbështesin propozim ligjin, por për këtë nuk kanë vullnet nga  LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Deputetët dhe përfaqësuesit e LSDM-së heshtin dhe nuk dëshirojnë të prononcohen për këtë çështje. Ndërsa nga VMRO-DPMNE, deputeti Ilija Dimovski, shprehet se faji qëndron tek partitë në pushtet LSDM dhe BDI, të cilët në vend që të përshpejtojnë këtë ligj, ata fusin në procedurë kuvendore qindra ligje të tjera. Dimovski tha se nuk ka gjasa ky ligj të kalojë deri më 11 shkurt kur kuvendi do të shpërndahet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit