2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Loja me kulturën për të depërtuar më lehtë tek masa

Më të lexuarat

Nga Redi Shehu

Që kishte kohë që gratë nuk vishin me funde kjo dihej, por që të vijë koha që burrat të braktisin pantallonat për një fund me rripa e plot shkëlqim, këtë nuk e kisha menduar në Shqipëri! Festivali i Këngës, të cilin me plot bindje ka kohë që nuk e shoh, paska prodhuar prototipe, të cilat në emër të emancipimit sfidojnë natyrshmërinë njerëzore.

Paska dalë një vajzë me parzmore nudo dhe një djalë me fund të gjatë, dhe në emër të lirisë pretendojnë të bëjnë art.


Forma më e dëmshme e artit është atëherë kur ai imponon një ideologji të caktuar me axhendë “rastësisht” të paramenduar. E meqë arti është kanali më i shpejtë i depërtimit tek shpirtrat e njerëzve, atëherë hajde ta ideologjizojmë atë në funksion të axhendave perverse. Kjo, nga Radio Televizioni Shqiptar produkt i taksave tona. Kush ia jep këtë të drejtë këtij institucioni publik?


Axhenda majtiste të shkapërderdhjes së dinjitetit dhe vetë moralit të lirisë, janë turpe për të cilat, jam i bindur, nuk kanë marrë votën e shqiptarëve. Shpërdorimi me besimin e tyre, është akti më i turpshëm dhe banal njëkohësisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit