-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Llojet e zemrave në Kuran (2)

Më të lexuarat

Të nderuar besimtarë!

Në hytben e kaluar shpjeguam tetë llojet e zemrave të përmendura në Kuran. Ato ishin:

  1. Zemra e pastër
  2. Zemra e kthyer
  3. Zemra e bindur
  4. Zemra e frikësuar
  5. Zemra e përkushtuar
  6. Zemra e udhëzuar
  7. Zemra e qetë
  8. Zemra e gjallë

Me këto lloje zemrash besimtari duhet të mishërohet.

Në këtë hytbe do të flasim për llojet e tjera të zemrave, por kemi të bëjmë me zemra të cilat nuk janë të lavdëruara dhe kanë një përshkrim negativ. E lusim Allahun që t’i ruajë zemrat tona nga llojet që do të përmendim në vazhdim!

Duhet të njihemi me këto zemra të këqija, duhet ta dimë e ta mësojmë të keqen, jo që të bëjmë keq e ta kultivojmë atë, por të dimë se si të ruhemi nga e keqja.

Allahu im, ruaji zemrat tona nga e keqja!

  1. Zemra epshore

Zemra e cila është goditur nga sëmundje si dyshimi, hipokrizia dhe sëmundjet e epsheve të ndaluara. Allahu i Lartësuar thotë:

يٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِنِ ٱتَّقَيْتُنَّ فَلاَ تَخْضَعْنَ بِٱلْقَوْلِ فَيَطْمَعَ ٱلَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلاً مَّعْرُوفاً

O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” (Ahzab, 32)

10.  Zemra e verbëruar

Është zemra e cila nuk e sheh të vërtetën dhe nuk merr mësim prej saj. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَكِن تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ

Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (Haxh, 46)

11.  Zemra e hutuar

Zemra e hutuar nga Kurani, e angazhuar me gjërat e pavlera të kësaj bote. Allahu i Lartësuar thotë:

 

Zemrat e tyre janë të hutuara. Ndërsa ata që janë idhujtarë, flasin fshehurazi: “A është ky (Muhamedi) diçka tjetër, përveçse njeri si ju? Vallë, a do të shkoni ju pas magjisë (së tij), kur e shikoni me sytë tuaj?” (Enbija, 3)

12.  Zemra gjynahqare

Është zemra e cila e fsheh dëshminë. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلاَ تَكْتُمُواْ الشَّهَادَةَ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ 

Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.” (Bekare, 283)

13.  Zemra e mendjemadhit

Tregon mendjemadhësi ndaj teuhidit dhe nënshtrimit ndaj Allahut të Lartësuar. Ai thotë:

قلْبِ مُتَكَبِّرٍ جَبَّارٍ

“…zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi. ” (Gafir, 35)

14.  Zemra e vrazhdë

Nga kjo zemër është larguar mëshira dhe butësia. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَوْ كُنتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ

Sikur të ishe i ashpër dhe me zemër të vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” (Aliimran, 159)

15.  Zemra e vulosur

Nuk e pranon udhëzimin dhe as që do të dëgjojë për të. Allahu i Lartësuar thotë:

وَخَتَمَ عَلَى سَمْعِهِ وَقَلْبِهِ

“…duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën.” (Xhathije, 23)

16.  Zemra e ashpër

وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً

Nuk zbutet për imanin, nuk ndikohet nga dëgjimi i dënimeve të Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë:

“…dhe ua bëmë zemrat të ashpra.” (Maide, 13) 

17.  Zemra mospërfillëse

Nuk e përfill kujtimin e Allahut, por është e ndikuar nga epshi. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا

Mos dëgjo atë, zemrën e të cilit e kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë.

18.  Zemra e mbuluar

Është aq e mbuluar, saqë nuk arrin dot fjala e Pejgamberit të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:

وَقَالُواْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ

Zemrat tona janë të mbuluara. (Bekare, 88)

19.  Zemra e prirë

Kjo zemër anon drejt së vërtetës. Allahu i Lartësuar thotë:

فأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ

Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta…” (Aliimran, 7)

20.  Zemra e dyshimtë

Është një zemër që hamendet dhe vazhdimisht dyshon. Allahu i Lartësuar thotë:

وَارْتَابَتْ قُلُوبُهُمْ

“…dhe që zemrat e tyre dyshojnë.”

Të nderuar muslimanë!

Këto janë njëzet llojet e zemrave të përmendura në Kuran. Është shumë e rëndësishme për çdo besimtar që ta dijë dhe ta mendojë mirë se në cilin lloj bën pjesë zemra e tij.

E lus Allahun e Lartësuar që zemrat tona të kenë model vetëm tetë llojet e para të zemrave.

Allahu im, përqendroji  zemrat tona në fenë Tënde!

 

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit