13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

LLojet e thënieve

Më të lexuarat

Shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) thotë se thëniet janë dy lloje:

1.Thëniet e të dërguarve dhe ato fjalë janë të pagabura[1]. Prandaj kërkohet nga ne të besojmë në to, pa marrë parasysh kuptuam domethënien e tyre apo jo[2] dhe çdo studim i yni në to duhet të jetë se çfarë kanë dashur të thonë proftët[3]. Ai i cili hulumton në domethënien e saj ka marrë rrugën e udhëzimit, kurse kush mundohet ta përputhë thënien e Allahut dhe të Dërguarit të Tij me  atë që atij i konvenon[4]. Nëse i përshtatet atij e merr, nëse jo e refuzon, apo e komenton duke ia përshtatur vetes domethënien e tij, ai konsiderohet se është ndryshues i fjalës së Allahut.

2.Thënie që nuk janë të përcjellura nga profetët, këto fjalë nuk janë të pagabura[5]. Prandaj nuk refuzohet, por edhe nuk pranohet thënia e tij vetëm pasi të kuptojmë domethënien e tyre dhe të kuptojmë se a është e dobishme apo e dëmshme.

[1] Për shkak se nuk ka mundësi të ketë gabime dhe përgënjeshtrime.

[2] Allahu i Lartësuar i lavdëron ata dijetarë qe janë pajisur me dije dhe besim dhe thonë:  “Ne i kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë!”

[3] Për shkak se ne jemi të urdhëruar të kryejmw urdhërat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij në formën  qw na është kërkuar.

[4] Pra duke i keqinterpretuar ajetet dhe hadithet për të ndihmuar mendimet e tyre, ashtu siç veprojnë shumë nga bidatçinjtë, si: shiat që refuzuan shumë nga hadithet që flasin për vlerën e sahabëve, muetezilët që refuzuan hadithet që kanë të bëjnë me shefatin, xhehmijtë të cilwt i komentuan pa patur të drejtë shumë nga hadithet që flasin për cilësitw e Allahut, duke kundërshtuar atë që ka ardhur nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) shumë qartë.

[5] Çdonjëri përveç profetëve fjala e tij ka mundësi të jetë e gabuar apo është e mundëshme të përmbajë gënjeshtër, prandaj nuk pranohet thënia e tij derisa të peshohet me Librin e Allahut dhe sunetin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kjo ndodh pasi të sqarojmë se çfarë ka dashur të thotë ai me këtë.

Përktheu: Alaudin Abazi

09.01.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit