1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Llojet e ortakërisë (bashkëpjesëmarrjes)-sipas Imam Gazaliut

Më të lexuarat

Marrëveshja e gjashtë
ORTAKËRIA ( bashkëpjesëmarrja )

Janë katër lloj ortakërish. Tri janë të padrejta:

1. Ortakëria e përbashkët.
Ky lloj ortakërie është kur dy persona pajtohen të bashkojnë mallrat që posedojnë, fitimin dhe humbjen, borxhet, shpenzimet dhe pasurinë që e trashëgojnë. Një ortakëri e tillë nuk është e drejtë.

2. Ortakëri në bashkimin e forcës.
Ky lloj ortakërie është kur kushtëzohet ndarja e fitimit të punës fizike me trup si hamall, tellall dhe ngjashëm. As kjo ortakëri nuk është e drejtë.

3. Ortakëri e bazuar në reputacion.
Kjo është kur, njërin nga ta njerëzit e nderojnë dhe i pranohet fjala, prandaj ky person me ndikim merr detyrën të sjellë mall nga njerëzit, e tjetri e sjell punën. As ky lloj i ortakërisë nuk është i drejtë;

4. Ortakëria e besimit.
Ky lloj i ortakërisë është kur dy palët bashkojnë kapitalin dhe njëri–tjetrit i japin autorizimin e menaxhimit, pastaj edhe fitimin edhe humbjen e ndajnë sipas vlerës së kapitalit të secilës palë.
Vetëm ky lloj i ortakërisë është i drejtë. Ky rregull nuk lejohet të ndryshohet me ndonjë kusht të caktuar, ose me tërheqjen e njërit prej tyre, ashtu që këtij tjetrit i pamundësohet të posedojë pronën e vet, ose me ndarje të caktuar, që do të sillte deri te copëtimi i njërës pasuri nga tjetra.

Është e drejtë të lejohet ortakëri për blerje të mallit, me atë që nuk kushtëzohet me para të gatshme, ndryshe nga tregtia me kapital të huaj me hise në fitim.
Kaq dituri nga fikhu duhet të posedojë secili që në ndonjë mënyrë bën tregti, sepse pa këtë, mund të futet në fushën e haramit, e që për këtë as të mos jetë i vetëdijshëm.
Nuk ka dallim as sa i përket tregtisë së kasapit, bukëpjekësit apo pemëshitësit; edhe ata duhet të njohin këto rregulla.

Këtu, lëshimet bëhen në tri mënyra:
– me mospërfilljen e kushtit të shitblerjes,

– me mospërfilljen e kushtit të pagesës së parakohshme, ose

– me kufizim vetëm në pranim-dorëzim, pa deklarime formale.

Rregullat e zakonshme, te këto kategori të zanatlinjve bëhen duke shënuar nevojat e
përditshme, pastaj barazimi në kohë të caktuar, e më pas me vlerësim, përshtatshëm asaj se si arrihet marrëveshja që i kënaq të dy palët.
Këtë e shohim si diçka që definohet si e lejuar, kur është nevoja. Kjo nënkupton që ata e dorëzojnë mallin, që është e lejuar të pranohet malli me pagesë të mëvonshme, dhe që të ngrënit e mallit të tillë është hallall.

Megjithatë, bashkë me këtë nevojitet edhe garancioni se malli do të harxhohet, dhe se obligohet që pagesa të jetë për vlerën e mallit në ditën e harxhimit të tij.
Garancioni duhet në vete të përfshijë këto vlera.
E nëse ata janë pajtuar për një çmim, atëherë nga ta duhet kërkuar lirim nga garancioni për çmimin në ditën e harxhimit, që kjo të mos mbetet si obligim, në rast se vjen deri te dallimi në çmim.
Në këtë hapësirë është e domosdoshme të shkohet me modesti në kërkesa dhe me disponim.
Obligimi i vlerësimit të çmimeve para secilës nevojë, për çdo ditë, e në secilin moment, është një obligim mjaft i rëndë. Njëjtë është me obligimin për zbatimin krahas kësaj edhe të principeve të ofertës dhe pranimit, si edhe me vlerësimin e vazhdueshëm të gjërave që kanë pak vlerë. Sa më me vlerë të jetë malli, i çfarëdo lloji, më lehtë është të vlerësohet, kurse udhëzimi vjen nga Allahu.

Burimi: Rregullat e sjelljes gjatë fitimit dhe sigurimit të jetesës, Imam Gazaliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit