Llojet e burrave
Artikull i cili i tregon llojet e burrave, dallimet mes tyre dhe cilësitë e secilit grup. Lexoni dhe shihni prej cilit grup jeni.
1- Burrë shembullor
Ky burrë i ngjanë Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem-, i cili ka qenë i butë me gratë e tija dhe ka thënë: “Ju porosis që të silleni me gratë mirë. Sepse gruaja është krijuar nga briri, kurse pjesa me shtrembët në bri është maja: nëse dëshiron ta drejtosh, mundet ta thyesh, e nëse e le të tillë, mbetet e shtrembër. Ju porosis të kujdeseni ndaj grave”.
E mëshironte dobësinë e tyre, i nderonte, sepse në nderimin e tyre fshehët edhe nderimi i vetvetes, duronte dëmet që i përjetonte nga shkaku i tyre, sepse siç ka thënë: “Nëse ia urren një sjellje, të pëlqen tjetra”. (Muslimi). U jep përparësi etj.
Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem-, thotë: “Besimtarët me besim më të plotë, janë ata që kanë moral më të mirë. Kurse më të zgjedhurit e juaj janë ata që më së miri sillen me gratë e tyre”. (hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu).
Ky lloj i burrave e di se dynjaja është kënaqësi, kurse kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë, andaj i ndihmon në ibadet. Para se të martohet kërkon të martohet me grua besimtare të vërtetë, e nëse martohet me grua të tillë, sillet me te ashtu siç meriton. Mirëpo kjo nuk e ndalon nga këshillimi dhe udhëzimi, nga urdhërimi dhe ndalimi, nga mësimi dhe edukimi. I ngjanë në tërë këtë sjelljes së Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem-. Është pronar i epërsisë, të cilën e ka fituar me seriozitet duke u mbështetur në sheriat. Është njeri me xhelozi të lavdëruar, e cila e largon sprovën nga shtëpia e vet duke mos e lënë pas dore këtë punë dhe duke mos pasur mendim të keq për askënd.
2- Burrë real
Burrë i cili ia jep hakun gruas së vet dhe kërkon hakun e vet. Edhe ky lloj i burrave nuk akuzohet, mirëpo lloji i parë është më i mirë dhe më fisnik.
Hakim ibn Muavije el-Kushejrij transmeton nga babai i tij -radijallahu anhu- i cili ka thënë: i thashë Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem-: Cilat janë detyrat tona ndaj grave tona? Tha: “Ta ushqesh kur edhe ti ha, ta veshësh kur edhe ti vesh, mos ti biesh në fytyrë, mos ta ofendosh dhe mos të largohesh nga shtëpia”.
Nëse vjen puna, mundet ta rrahësh, mirëpo sipas përkufizimeve të sheriatit dhe mos ta rrahësh në fytyrë.
Abdullah ibn Ebi Dhijabi thotë se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Mos i rrihni robëreshat e Allahu”. Erdhi Omeri -radijallahu anhu- te Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- dhe i tha: gratë u trimëruan mbi burrat e tyre, atëhere Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- lejoi rrahjen e tyre. Erdhën shumë gra që të ankohen te gratë e Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem-, atëherë Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- tha: “Kanë ardhur shumë gra duke u ankuar për burrat e tyre te gratë e mija, le ta dinë ata burra se nuk janë më të mirët”. (hadithi sahih, transmeton Ebu Davudi).
3- Burrë që dyshon shumë
Nuk kemi për qëllim burrin i cili posedon xhelozi të lavdëruar dhe të kontrolluar me sheriat, mirëpo kemi për qëllim atë burrë i cili dyshon pa nevojë dhe pa shkak dhe ia ngushton jetën gruas, kështu tensionohet atmosfera në shtëpi pa nevojë. E qortojmë atë burrë, i cili është vetjak dhe kërkon nga gruaja e tij që vetëm për te të kujdeset, është xheloz edhe ndaj fëmijëve. Kur të hyjë në shtëpi të gjithë duhet të heshtin dhe mbarë shikimet duhet drejtuar drejt tij. Ky burrë përcjellë gjërat intime të gruas, ka mendim të keq për te, e spiunon. Kurse Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka ndaluar përcjelljen e gjërave intime të gruas ose befasimi i sajë gjatë kthimit nga rruga. Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- kur u kthye në Medine nga një udhëtim tha: “Mos u hyni grave natën”. Në transmetimin tjetër qëndron: “derisa të largon gjërat e panevojshme dhe të krehët”. Dy njerëz e kundërshtuan këtë urdhër dhe gjetën në shtëpi gjëra të cilat nuk i kënaqën. (Buhariu).
Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka dalluar xhelozinë duke thënë: “Një lloj xhelozie e urren Allahu -subhanehu ve teala- e ajo është xhelozia e burrit ndaj gruas pa shkak të dyshimit”. (Transmeton Nesaiu dhe Ibn Hibbani me shprehje të ngjashme, ndërsa shejh Albani e konsideron si hadith hasen – i mirë).
Xhelozi e lavdëruar është kur të dyshon me shkas, kur nuk është dakord burri me veshmbathjen e gruas, etj., gjëra me të cilat e mbron shtëpinë nga mëkatet të cilat i sjellin mediat e ndryshme.
4- Burrë dejuz (pa turp)
Ky njeri i cili nuk xhelozon aspak, i cili nuk posedon as xhelozi të lavdëruar e as të urryer. Nuk interesohet se kush hy në shtëpinë e tij, nuk interesohet se me kënd shoqërohet gruaja e tij. Lejon që në shtëpinë e tij të hyjnë burra të huaj, kur nuk është i pranishëm ai. Lejon që gruaja e tij të shfaqë atë që ia ka ndaluar Allahu që ta shfaq, duke dalë nga shtëpia lakuriq ose e parfymosur.
5- Burri i pakujdesshëm
Ky lloj burri, i cili është dakord që të ndodhin marrëzira me gruan e tij, nuk e sheh xhenetin e as që do ta nuhas erën e tij. Ky është tradhtar i amanetit të cilin ia ka dhënë Allahu, pasi që burri është bari në shtëpinë e vet dhe do të jap llogari për tufën e tij. Andaj festimet dhe kremtimet e përziera mes burrave dhe grave, vetmimi i grave me burra të huaj, krejt kjo është e ndaluar dhe e meriton këtë dënim.
Ky lloj i burrave është përhapur me të madhe ditëve të fundit. Nuk kujdeset për tufën e vet, nuk kujdeset as për gruan e as për fëmijët e vet, duke u angazhuar ose me epshet e veta ose duke menduar se është i zënë me punë, që i sjellin të mira të gjithëve. Ai mendon se pasi që u ka siguruar vendbanim të gjerë, mjet transporti komod, ushqim të mirë, se me këtë i ka kryer detyrat që i ka ndaj familjes. Pa dyshim se këto të mira shkaktojnë lumturi, mirëpo shkaku kryesor i jetës së lumtur familjare është përkujdesi psikik i burrit ndaj gruas dhe fëmijëve të vet. Çfarë fitojnë nga këto të mira, nëse fëmijët ndiejnë boshllëk emocional dhe mos udhëzim nga prindërit. Çka i bën dobi ajo shtëpi e madhe dhe e bukur, nëse gruaja ndihet e vetmuar, rrallë herë e sheh burrin e sajë, kurse Allahu -subhanehu ve teala- ka thënë: “O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara”. (Tahrim: 6).
Kurse Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- thotë: “Të gjithë jeni bari dhe të gjithë do të jepni llogari për tufën tuaj”.
Andaj, çfarë përkujdesi i jep familjes së vet ky lloji i burrave, çfarë mburoje nga zjarri u jep ky njeri i cili rrallë takohet dhe rri me to.
Jasir Abdut-Tevvab
Shqipëroi: Bekir Halimi