3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Llahtara e Halepit lindor: kufoma në rrugë, uri dhe rrethim

Më të lexuarat

Korrespondenti i AFP-së ka regjistruar skena vrasjesh dhe shkatërrimi në lindje të Halepit, ku trupat e të vdekurve janë kudo në rrugë si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme të kryera nga forcat e regjimit sirian. Në të njëjtën kohë, banorët të cilët kanë mbetur në qytet janë duke luftuar për të mbijetuar në mjedisin e shkatërruar nga lufta, pa spitale, lëndë djegëse dhe ushqim.

Korrespondenti i agjencisë thotë se predhat kanë rënë si “shi” nëpër rrugët e sektorit jugor të të pjesës lindore të Halepit, duke vrarë pa dallim gjithë ata që ka rastisur të jetë atje dhe të cilët nuk kanë mundur të fshihen.

Vullnetarët e Mbrojtjes Civile, “Helmetat e Bardha” nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të shpejtuar ofrimin e ndihmës për të gjithë të plagosurit. Për këtë arsye, banorët janë detyruan të marrin rolin e mjekut dhe për të ndihmuar viktimat në forma primitive që kanë në dispozicion të tyre. Disa të rinj nga lagjja kanë arritur të transportojnë një vajzë të plagosur në një biçikletë. Për fat të keq, ata është dashur të informojnë më vonë familjen e saj, se vajza ka vdekur nga plagët.

Në vendbanimet gjysmë të shkatërruara pa energji elektrike, ujë dhe internet, banorët e bllokuar nuk janë në gjendje të gjejnë strehim nga granatimet e rënda. Mijëra njerëz të cilët u detyruan të largohen në territorin e kontrolluar nga regjimi sirian, janë të ekspozuar ndaj granatimeve gjatë përpjekjes për të kaluar në anën tjetër. Shumë prej tyre iu humbasin të gjitha gjurmët, për shkak se forcat qeveritare i transportojnë në vend të panjohur.

Në dhjetë ditët e fundit janë parë dhjetëra kufoma të shpërndara nëpër rrugët e shkatërruara në mes të ndërtesave të shkatërruara. Shumë viktima nuk mund të varrosen me dinjitet, ngase bombardimet vazhdojnë pandërprerë.

Media Center i Halepit, i cili i përket forcave të opozitës, ka publikuar së fundmi një video që tregon kufomat dhe pjesët e organeve të njerëzve kudo në rrugë me britmat e tmerrshme të fëmijëve. Videoja tregon një djalë të ri i cili është duke qarë pranë dy njerëzve të vdekur, njëri prej të cilëve është nëna e tij. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit